Tabaku Rama nuk mund ta ndale dot integrimin
Zevendesministrja e Integrimit Jorida Tabaku deklaroi se kryetari i Partise Socialiste Edi Rama nuk mund te ndalte procesin e integrimit te vendit. Ne nje deklarate per mediat ajo theksoi se integrimi europian i Shqiperise nuk varet nga deshirat politike te Rames dhe se vetem zbatimi i ligjit do ta garantonte kete proces. E ardhmja europiane e Shqiperise eshte e lidhur ngushte me rrugen e ligjit dhe procesit demokratik dhe jo me rrugen e kercenimeve dhe presionit politik. Kolegji Zgjedhor ka folur dhe vendimi i KQZ-se ka qene i ligjshem - deklaroi Tabaku duke ngritur edhe pyetjen se pse vazhdon Rama te spekuloje me kete teme. Ne kete kuader ajo theksoi se tentativat e Rames per te sabotuar demokracine shqiptare me kercenime dhe presione jane te papershtatshme. Sipas saj shqiptaret e dine se lufta politike e Rama i perket te kaluares nderkohe qe qytetaret e ketij vendi duan te ardhmen. Po keshtu ajo theksoi se komuniteti nderkombetar ka mbeshtetur Kolegjin Zgjedhor dhe i ka kerkuar te marre vendime bazuar ne ligj dhe jo ne interesa politike.