Si ra Gjeorgjia ne kurthin e armiqve
Kur nje fitore nuk eshte eshte e tille? Nuk eshte fitore kur demton imazhin e vendit, tremb aleatet dhe te fut ne nje lufte qe nuk mund te fitohet me nje kundershtar shume me te forte. Ky eshte parashikimi i zymte per Gjeorgjine kete fundjave, pas asaj qe u duk nje fitore e shpejte ushtarake kunder regjimit separatist ne Osetine e Jugut. Sulmet e Gjeorgjise erdhen pas jave te tera provokimesh ne rritje dhe shenjave per nje perforcim te gjeres rus ne rajon.
Duke i qene mirenjohes ndihmes amerikane, 18 mije ushtaret e Gjeorgjise jane me te trajnuarit dhe te armatosurit me mire ne gjithe Kaukazin. Por eshte nje gje te perballesh me rebelet ne rajonin e vogel te Osetise Jugore, popullsia e se ciles nuk i kalon te 70 mije banoret, dhe tjeter gje eshte qe nje vend me me pak se 5 milione banore si Gjeorgjia te perballet me Rusine 142 milioneshe.
Kremlini po reagon ashper dhe aeroplanet luftarake ruse po qellojne caqe ne Gjeorgji. Forcat shtese jane derguar. Nga ana tjeter propaganda e fuqishme e Rusise eshte hedhur ne veprim. Nuk kane munguar as sulmet virtuale, ato kunder faqeve te internetit te Gjeorgjise. Rusia e di se kjo lufte me shume se ne fushebeteje do te fitohet nga ai qe fiton luften mediale. Rusia po e portretizon Gjeorgjine si agresor, nje vend i paparashikueshem qe kerkon te vendose kontrollin e vet permes mjeteve ushtarake dhe "pastrimit etnik". Nje vend i paraqitur ne menyre te tille nuk mund te marre mbeshtetjen e Perendimit. Duket se kjo strategji po funksionon. Udheheqesit evropiane prej kohesh kane qene dyshues ndaj Mihail Sakashvilit, presidentit te Gjeorgjise, i cili plot karizem dhe i arsimuar ne Shtetet e Bashkuara erdhi ne pushtet pas revolucionit te purpurt ne vitin 2005.
Atje ku mbeshtetesit e Sakashvilit shohin sharm dhe mendje, kundershtaret e tij si kancelarja gjermane Angela Merkel sheh nje udheheqes kokeforte.
Shume nga kritikat ndaj Sakashvilit jane te gabuara. Gjeorgjia nuk eshte nje vend i perkryer, por nuk eshte diktature dhe nuk eshte nje vend ideologjik, si eshte Kremlini nje perzierje e nostalgjise sovjetike me shovinizmin e koherave cariste. Gjeorgjia ka nje shoqeri civile aktive, nje opozite te artikuluar dhe synon te anetaresohet ne BE dhe ne NATO. Por arsyet morale nuk jane te mjaftueshme per te mbeshtetur Gjeorgjine kunder agresionit te Rusise.
Ne thelb te kesaj mbeshtetje eshte nje interes jetik i Perendimit. Kercenimi me i madh qe Kremlini paraqet per Evropen eshte monopoli i Kremlinit ndaj rrugeve te eksportit te energjise drejt Perendimit. Nje nga rruget qe e thyejne monopolin rus eshte transportuesi nga Azerbaxhiani i pasur me burime energjetike drejt Turqise, permes Gjeorgjise. Nese Gjeorgjia deshton, deshtojne dhe shpresat e Evropes per pavaresi energjetike nga Rusia. Megjithekete Perendimi eshte i ndare dhe i shperqendruar.
Amerika do te zemerohet pa mase nese konfirmohet i vertete informacioni se aeroplanet ruse kane sulmuar caqet ku gjenden keshilltaret ushtarake te Pentagonit ne Gjeorgji. Ne te njejten kohe nje president ne prag te largimit nuk do te rrezikoje Luften e Trete Boterore per Gjeorgjine. Aleatet e Gjeorgjise ne Evrope jane vende te vogla ish komuniste si Lituania, te cilat lihen ne hije nga fuqia e shteteve si Gjermania. Berlini i cmon marredheniet me Rusine mbi gjithcka tjeter. Duket se Rusia eshte gati te godase fort, me shpresen qe te derrmoje te mbrojturin e Perendimit. Me pak fjale duket sikur Gjeorgjia ka rene ne kurthin e armiqve te saj. Skenari ka qene si vijon: Se pari kemi provokime te jashtezakonshme, te cilat me ne fund cojne ne nje pergjigje ushtarake te fuqishme, qe shoqerohet edhe me nje poshterim diplomatik te Gjeorgjise. Ideja se Gjeorgjia e kerkoi luften eshte e pabaze. Rikthimi i kontrollit te Tbilisit ne Osetine Jugore ka qene perparesi kryesore e autoriteteve per vite te tera. Por askush nuk ka menduar se kontrolli do te vendosej me rruge ushtarake. Strategjia e Gjeorgjise ka qene per te perdorur te ashtuquajturen "force e bute", duke e vene theksin tek perparimi i rajonit cfare ishte ne kontrast me izolimin dhe prapambetjen e Osetise se Jugut.
Tani strategjia eshte shkaterruar. Ashtu si jane gjerat aktualisht, Gjeorgjia nuk do te luftoje per te fituar kontrollin mbi Osetine e Jugut, apo per te zmbrapsur agresionin, por per te mbijetuar. Eshte shume e veshtire te shohesh ndonje rezultat te mire nga kjo situate. Gjeorgjia deshtoi te arrinte nje fitore te shpejte, vecanerisht deshtoi pasi nuk vuri nen kontroll tunelin Roki nen malet e Kaukazit qe perdoret nga trafikantet e qe tani eshte rruga nga vijne tanket ruse, te cilave Gjeorgjia nuk mund t'i beje balle per shume kohe. Ka edhe me keq. Rajoni tjeter separatist, ai i Abkazise mund te filloje nje sulm te ri kunder Gjeorgjise. Luftimet duhet te jene alarmi i fundit per zgjim per Perendimin. Gabimi i madh u be ne takimin e NATO-s ne Bukuresht, kur Gjeorgjise nuk iu ofrua nje shteg i qarte anetaresimi ne Aleance. Sakashvili na terhoqi verejtjen se Rusia do te perfitonte nga cdo mosmarreveshje, dobesi apo pavendosmeri e Perendimit. Dhe Rusia e beri.
Marre nga: "Times"