E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fredi Beleri kërkon lirinë; dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë

Fredi Beleri, i zgjedhur kryebashkiak i Himarës, ka bërë sërish një përpjekje për liri, kësaj here përmes një rekursi në gjykatën e Lartë.

Por ende nuk është caktuar data se kur gjykata do ta shqyrtojë kërkesën.

Nga ana tjetër, përmes avokatit të tij, beleri ka bërë edhe një tjetër kërkesë në apelin e posaçëm për shpalljen e pavlefshme të tabulateve të përgjimeve.

Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet nga togat e zeza në datën 16 qershor. Fredi Beleri u arrestua 48 orë para nisjes së votimit. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›