E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fredrikstad pritet t’ia shohë hajrin Gashit

Klubi norvegjez, Fredrikstad mund t’i përfitojë afër 90 mijë euro në këtë vit, nëse Ardian Gashi shpallet kampion i Suedisë me Helsingborgun. Klubi suedez është në rrugë të mirë ta bëjë një gjë të tillë, pasi kryeson renditjen tabelore në Allsvenskan.

Kur futbollisti kosovar u transferuar në Helsingborg nga Fredrikstadi, të dyja klubet patën arritur marrëveshje që skuadra suedeze t’ia paguajë këtë shumë të parave ekipit norvegjez, nëse Gashi shpallet kampion i Suedisë me Helsingborgun.

Helsingborg aktualisht prin në tabelën e klasifikimit, me pesë pikë më shumë sesa përcjellësi i parë, Malmo. Sipas medieve norvegjeze, ky fakt e gëzon ish-klubin e mesfushorit kosovar, Fredrikstad, i cili po përjeton krizë financiare.

29-vjeçari po shkëlqen me Helsingborgun. Ai ka luajtur në 16 ndeshje, prej 17 sa i ka zhvilluar gjithsej deri më tani Helsingborg. Madje, Gashi të hënën ka realizuar për Helsingborgun në ndeshjen kundër Brommapojkarna (1:3). Për gjakovarin, ky është goli i pestë në fanellën e klubit suedez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›