E Diel, 1 Nëntor 2026

Salehi: Irani nuk ka ndërmend të sulmojë Izraelin

Irani nuk ka ndërmend të sulmojë Izraelin, ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, duke theksuar se Irani shpreson që Turqia të mos bëhet instrument sulmi kundër Teheranit.

Duke folur për televizionin turk NTV, ministri iranian ka paralajmëruar në lidhje me rrezikun e ndonjë sulmi në ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se sanksionet ndërkombëtare kundër programit bërthamor iranian janë të kota.

Sulmet në ngushticën e Hormuzit nuk sjellin asgjë pozitive për asnjë vend. Politikat e ndëshkimeve që ndjek Amerika me vendet e tjera nuk kanë efikasitet me Iranin, ka shtuar kryediplomati iranian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›