E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frei: Nuk mund të mposhtim dot Unitedin

Sulmuesi i Baselit, Alexander Frei, e ka të vështirë të mendojë se ekipi i tij mund ta befasojë Manchester Unitedin në takimin e të martës mbrëma në Old Trafford.
 

“Po vijmë këtu si jofavoritë. Ne nuk po presim që ta bëjmë të pamundshmen të mundshme, mirëpo pse të mos arrijmë diçka. Do të jemi maksimalisht të përkushtuar dhe do të japim 100 për qind gjatë gjithë 90 minutave dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar ai.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›