E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo do vazhdoje te jete trajneri i Realit

42 sekonda duartrokitje, pastaj një fjali që tregon gjithçka : « Mourinjo është trajneri më i mirë në botë« . Duartrokitje kanë ardhur nga anëtarët e asamblesë së përgjithsme të Realit të Madridit, ndërsa fjalët janë të presidentit Florentino Perez. Në këtë mënyrë, humbja me Levanten dhe barazimi me Santanderin janë harruar : Mourinjo është i pakprekshëm dhe do të vazhdojë të jetë trajneri i Realit të madridit.

« Endërrojmë Championsin e dhjetë. Ky është misioni ynë kryesor dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për t’ia dalë mbanë, » - deklaroi presidenti Perez.

Mourinjo merr votëbesimin e epërorëve në atë që shtypi spanjoll ka konsideruar si momentin më të vështirë për portugezin, që kur ka zbarkuar në Primera Divizion. Fitorja me vështirësi ndaj Dinamos së Zagrebit dhe një pikë në dy ndeshje të kampionatit kishin ngjallur dyshime për projektin e speciale one, teksa Reali u përgjigj me fitoren 6-2 ndaj Rajo Valekanos.

Një fitore e pastër, dëfryese për «Bernabeun », por që solli gjithashtu edhe kartonin e kuq numër 17-të të marrë nga Reali, që kur Mourinjo ka marrë drejtimin e skuadrës. Këtë herë ishte Di maria ai që e mbylli ndeshjen para kohe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›