E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golat e shenuar nga futbollistet shkodrane dominojne Superligen shqiptare

Java e tretë e Superligës pa frikë mund të quhet një javë shkodrane. Jo vetëm sepse Vllaznia fitoi me përmbysje, 3-1 ndaj Teutës, por edhe sepse futbollistë të qytetit të Shkodrës vendosën fatin e dy prej 5 ndeshjeve.

Në “Loro Boriçi”, ishin Vajushi e Sukaj që shënuan brenda dy minutave duke fshirë epërsinë durrsake, nga 0-1 në 2-1, të ndihmuar nga kapiteni Vioresin Sinani.

Në “Qemal Stafa”, Gilman Lika realizoi një gol me penallti, ndërsa Bekim Bala ishte autor i dy golave të tjerë, ndërsa Tirana e shfrytëzoi mirë kontingjentin e saj shkodran për të mposhtur 3-1 Pogradecin.

Por, kontributi i këtyre shënuesve nuk është vetëm për një javë, pasi ata i kanë shënuar emrat e tyre edhe në dy xhirot e kaluara të Superligës. Sukaj i dha fitoren 3-1 Vllaznisë ndaj Laçit, në ndeshjen e parë të kampionatit, një tjetër përballje në “Loro Boriçi” që skuadra e Josës e fitoi me përmbysje.

Bomberi shkodran është edhe shënuesi më i mirë i kampionatit me 4 gola deri tani. Bekim Bala i Tiranës e ndjek nga afër, duke qenë në kuotën e 3 golave, pasi biondi realizoi edhe në Krujë, në fitoren 3-2 ndaj Kastriotit.

Gilman Lika ka 2 gola, arritje e mirë për një mesfushor dhe të dy i ka shënuar në goditje standarde, pasi shënoi një gol të mrekullueshëm po në Krujë një javë më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›