E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freizer: Zgjedhjet, nem mjedis tejet te polarizuar

INTERVISTA/ Sabine Freizer, drejtore seksioni per Evropen me qender ne Stamboll ne Grupin Nderkombetar te Krizave, flet per procesin zgjedhor ne vendin tone. Evidenton se problemi kryesor eshte mjedisi tejet i polarizuar ne Shqiperi, i cili sipas saj krijoi nje gjendje shume te tendosur ne prag te zgjedhjeve dhe ajo qe ndodhi pas zgjedhjeve gjate procesit te numerimit. Thekson se eshte shume e rendesishme qe apelimet te mund te kalojne nepermjet Kolegjit Zgjedhor ne Tirane. Kerkon qe Kolegji Zgjedhor te ushtroje pergjegjesine e vet per te marre vendim te plote per apelimet

Cila eshte pervoja e vendeve te tjera me votat e gjetura ne kutine e gabuar?

Me duhet t'ju them se per ceshtjen e votave te hedhura ne kutite e gabuara te votimit eshte shume e veshtire te vendoset, sepse nuk ka praktike universale ne lidhje me ate nese votat e hedhura ne kutine e gabuar duhen apo nuk duhen numeruar. Por ajo qe duket relativisht qarte eshte se rregullat e lojes gjate zgjedhjeve nuk duhet te ndryshohen ne mes te procesit. Keshtu, nese komisionereve zgjedhore u eshte thene se nuk duhet t'i numerojne keto vota, atehere eshte paksa vone per ta ndryshuar kete rregull gjate procesit te numerimit.

A i permbushen keto zgjedhje (deri ketu) kriteret e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme?

Ajo qe me duket mjaft pozitive eshte qe procesi ne diten e zgjedhjeve rrodhi mjaft mire. Prej asaj qe duket se po thote misioni vezhgues i OSBE-se eshte se dita e zgjedhjeve ishte e qete dhe se shumica e procedurave u kryen sic duhej. Pra, sigurisht, problemi kryesor eshte mjedisi tejet i polarizuar ne Shqiperi, i cili krijoi nje gjendje shume te tendosur ne prag te zgjedhjeve dhe ajo qe ndodhi pas zgjedhjeve gjate procesit te numerimit. Ketu ka pasur mjaft vonesa gjate numerimit dhe ka pasur vecanerisht vonesa ne shpalljen e rezultateve per Tiranen. Kjo eshte disi shqetesuese dhe tani eshte shume i rendesishem rishikimi prej kolegjit zgjedhor i ankesave dhe apelimeve si dhe qe te kete nje vendim gjitheperfshires prej kolegjit per te vendosur me ne fund rezultatin e zgjedhjeve.

Gjendja eshte aq e tendosur sa pas 21 janarit. Cfare eshte e rendesishme ne kete stad?

Ne kete pike dy gjera jane shume te rendesishme. Eshte shume e rendesishme qe apelimet te mund te kalojne nepermjet kolegjit zgjedhor dhe qe ky (kolegji) te ushtroje pergjegjesine e e vet per te marre vendim te plote per apelimet (kjo eshte e para gje shume e rendesishme). Gjeja e dyte shume e rendesishme eshte qe te mos kete perdorim dhune prej asnjeres pale per t'u perpjekur per te zgjidhur mosmarreveshjen zgjedhore. Nese opozita vendos te organizoje demonstrata, ato duhet te jene demonstrata paqesore dhe policia duhet gjithashtu ta permbushe drejt mandatin e saj duke mos perdorur force te tepruar per te shperndare demonstratat.

C'mund te behet nga ana e perfaqesuesve nderkombetare?

Mund te ndodhe qe bashkesia nderkombetare te pyetet per te dhene nje lloj keshille se si duhet trajtuar kjo mosmarreveshje. E mundshme eshte gjithashtu qe bashkesia nderkombetare te thirret te ndermjetesoje midis paleve per te inkurajuar dialogun midis tyre, por une mendoj se ne kete moment eshte e rendesishme qe bashkesia nderkombetare te vazhdoje te ndjeke nga afer zhvillimet ne Shqiperi per te mbeshtetur nje perfundim paqesor te kesaj mosmarreveshjeje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›