Freser-Prajs fiton medaljen e arte ne 200 metra per femra

Tani quhet “Zonja e Shpejtësisë”.
Ajo është Sheli-An Fraser-Prajs. Pas triumfit në garën e 100 metrave, atletia xhamajkane donimon edhe në 200 metra, duke fituar medaljen e dytë të artë personale në Botërorin e Atletikës në Moskë.
Fraser-Prajs përfitoi edhe nga dëmtimi i amerikanes Elison Feliks, ndërsa kaloi finishin përpara Ahoure nga Bregu i Fildishtë dhe Okagbare të Nigerisë.
Shpërblen pritshmëritë edhe Mohamed Farah. Tjetër medakje e artë për atletin britanik që zyrtarizohet mbret i garave të thellsësisë. Pas 10 mijë metrave, Farah fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave për meshkuj, duke lënë pas atletin nga etiopia Hagos Gebrhiuet dhe kenianin Isiah Koesh.
Pas Isinbajevës, tifozët vendas mund të krenohen edhe me
Alexander Menkov. Atleti rus fitoi medlajen e artë në kërcimin në gjati. 8.56 ishte rezultati i Menkov, që la pas hollandezin Gaisah, dhe meksikanin Rivera.
Edhe një herë spektakël ka dhuruar gara me stafetë 4x400 për meshkuj e cila u fitua nga skuadra amerikane. Me LaShoun Merit në formën e tij më të mirë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin një tjetër medalje të artë ënë botërorin Moskë 2013. medalja e argjendit në këtë garë shkoi për Xhamajkën, ndërsa ajo e bronzit për atletët e Rusisë.