E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton sot kampionati spanjoll

Barcelona apo Reali i Madridit?
Me këtë pyetje të vetme nis sezoni i ri i kampionatit spanjoll. Primera Division ngre siparin sot në mbrëmje, ndërsa edhe një herë prozhektorët do të drejtohen nga dyshja Barcelona-Real Madrid.
Që tani kanë nisur parashikimet me kompanitë e basteve që favorizojnë skuadrën katalunjase me koefiçentët e tyre.
1.75 kundrejt 2.2 të madrilenëve, Barcelona projektohet për të mbajtur sërish titullin kampion. 
Në dyshim për ndeshjen e parë që kataluanjasit do të luajnë të dielën kundër Levantes është Lionel Mesi. Ky do të jetë shansi i parë i Neymar për të justifikuar 57 milionë eurot e shpenzuara dhe pritshmërit e të gjithë tifozëve, deri tani të zhgënjyer nga paraqitjet e brazilinit në fazën përgatitore. Test edhe për trajnerin e ri Gerardo Martino, që duhet të tregojë që është në lartësinë e kampionëve në fuqi të Barcelonës.
Përtej parashikimeve, Reali i Madridit do të tregojë që në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” kundër Betis se është favorit për t;u kthyer te titulli.
Trajneri i ri Karlo Ançeloti ka treguar gjatë fazës përgatitore se do të mbështetet te loja e bukur. Edhe një herë protagonist pritet të jetë Kristiano Ronaldo, ndërsa pritet edhe rilindja e brazilianit Rikardo Kaka.
Titulli kampion do të zgjidhet mes Barcelonës dhe Realit. Të tjerat i takojnë Atletikos së Madridit, Valncias apo Malagas të cilat do të luftojnë për ato që mbeten në kampionatin më spektakolar të futbollit europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›