E Diel, 1 Nëntor 2026

Frid:Të zgjidhet çështja e emrit

"Është dëm që deri tani nuk është gjetur zgjidhje për çështjen e emrit", deklaroi zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan Daniel Frid.
Zyrtari i lartë amerikanë tha se SHBA-të shprehin keqardhje që deri tani nuk është gjetur kompromis, për shkak se kjo ka qenë në interes të të gjithëve dhe do ta hiqte nga axhenda këtë çështje. Frid theksoi se SHBA-ja vazhdon ta mbështes procesin negociues që e udhëheqë KB-ka për gjetjen e zgjidhjes për emrin. "Sipas meje, për Greqinë nuk është mirë nëse në veri ka fqi fatkeq dhe të pasigurtë, ndërsa për Maqedoninë nuk është mirë të ketë marrëdhënie të këqia me Greqinë. Për këtë arsye dëshirojmë zhvillim të bashkëpunimit. Metju Nimic është person kreativ dhe i mençur. Ai doli me disa ide që dukeshin të mençura, por ne nuk mund të detyrojmë asnjë palë të pranojë. Shpresojmë se megjithatë së shpejti do të gjehet zgjidhje", ka theksuar Frid. Zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan Daniel Frid ka theksuar se është me rëndësi që negociatat për cështjen e emrit të vazhdojnë deri sa të zgjidhet ky kontest.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›