E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilary zgjidhet sekrestare e shtetit

Nuk është 'pëllumbi i paqes', por premton se do ta bëjë amerikën 'forcë positive të ndryshimit në Botë'. Hillari Klinton, ish-kandidatja për Shtëpinë e Bardhë e mundur nga, tashmë presidenti i zgjedhur, Barak Obama, tani ka mundësinë të punojë në administratën e tij, si Sekretare e Shteti. Një demokrate me infuencë, një grua në karrierë, dhe një senatore me përvojë, këto mund të jenë disa nga cilësitë, të cilat kanë bindur Barak Obamën t'i besojë postin e lartë, që për të parën herë mbahet nga dy gra radhazi. Megjithatë,edhe pse ndoshta parashikon të shkëputet nga njëanshmëria e viteve të Bushit, ish-Zonja e parë në vitet 1993-2001, votoi në Senat në favor të pushtimit të Irakut në vitin 2003, gjë të cilën nuk e ka mohuar as vetë. Sfida, kjo pritet të jetë kryefjala e punës së saj si Sekretare Shtetit. Dhe analistët në këtë pikë janë të bindur 'ajo nuk do të zhgënjejë'. "Ajo ka një peshë ndërkombëtare, ajo do të jetë e aftë të bisedojë drejtpërdrejt me presidentin, t'ia japë atij mesazhin e saj në mënyrë të efektshme dhe të jetë një nga mbrojtësit e tij më të mirë në arenën ndërkombëtare', kështu shprehet David Rothkopf, ekspert I ccështjeve të sigurisë. Sicc theksonte edhe vetë gjatë fushatës 'presidenti i ri do të jetë i pari që trashëgon dy luftëra, një betejë të gjatë kundër terrorizmit botëror dhe një tension në rritje në Iran'. Senatorja 61 vjeçe, e njohur për forcën e saj të karakterit, e bëri përvojën në politikën e jashtme një nga shtyllat e fushatës së saj elektorale, pikë për të cilën nuk nguronte të kritikonte as rivalët e saj në atë kohë. Tani e ka vetë fjalën, ka rastin ti tregojë Botës, se ajo di të negociojë, por vetëm atëherë kur duhet. Edhe pse e lodhur nga dështimet, ajo ka treguar se di të ringrihet dhe me energji të ripërtërira. Për përkrahësit e saj, të cilët ngrejnë lart kompetencën dhe përvojën e saj, emri i saj lidhet me vitet e begata të presidencës së bashkëshortit, Bill Clinton. Për kritikët e saj të shumtë, emri i saj është sinonim i qëndrueshmërisë dhe i cinizmit. Lindur më 26 tetor të vitit 1947 në Çikago,Hillary Rodham Clinton është një avokate e shquar, dhe nënë e një vajze 27 vjeçe, Chelsea. Por Hillari Klinton njihet në Botë edhe si mbështetëse e ccështjes Shqiptare. Ajo dhe bashkëshorti I saj, ish-presidenti Bill Klinton nuk kanë nguruar për asnjë ccast të profilizohen në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›