Shpërthimi në Tajlandë,vdes një person
Një person gjeti vdekjen dhe 20 manifestues që mbanin të bllokuar aeroportin kombëtar të Bangkokut u plagosën nga shpërthimi i një bombe të hedhur gjatë natës, njoftoi faqja e internetit të gazetës 'Kombi', që citon burime spitalore. Atentati në aeroportin "Don Mueang" ndodhi disa orë pasi Aleanca e Popullit për Demokraci, ku marrin pjesë kundërshtarë të qeverisë së kryeministrit Somchai Ëongsaëat, i dha fund bllokadës që prej tre muajve të qeverisë. "Pati një atentat me bombë në 'Don Mueang' pikërisht pas mesnatës ", ka deklaruar një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë. Një protestues tha se shpërthimi që shkaktoi disa të plagosur dhe një të vdekur kishte ndodhur gjatë kohës që ai po flinte',. ndërsa një tjetër mbëhstetës i Aleancës Popullore për Demokraci tha se tani ishte mësuar me incidente të këtij lloji, sepse gjatë kohës së 'qëndrimit në zyrat qeveritare kanë ndodhur shumë shpërthime'. Protestuesit që prej disa muajsh kanë zbitur në rrugët e tajlandës dhe bllokuan disa prej institucioneve qeveritare dhe ekonomike kërkojnë largimin nga posti të kryeministrit Somchai Wongsawat, të cilin e konsiderojnë pauses t ëish-kryeministrit të larguar nga detyra me grusht shteti.