E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fridrih: Në Gjermani jetojnë rreth 1 mijë terroristë islamikë

“Rreth 1 mijë terroristë islamikë jetojnë në Gjermani, ndërsa 128 prej tyre do të mund të klasifikoheshin si të aftë për ndërmarrje të sulmeve”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Piter Fridrih.

Sipas tij, afro 20 persona, prej këtij numri, kanë pasur stërvitje në kampet e ndërlidhura me grupet terroriste dhe se këta individë janë nën vëzhgim të shërbimeve të sigurisë së Gjermanisë.
 

Megjithatë, ministri konsideron se ka pak mundësi për përsëritjen e sulmit të ngjashëm terrorist, sikur ai më 11 shtator 2001, në Shtetet e Bashkuara. Këto komente ministri i Brendshëm gjerman, i bëri pasi, javën e kaluar në Gjermani, ka filluar procesi gjyqësor kundër një personi 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, i cili tha se kishte verpuar i vetëm nën ndikimin e propagandës islamike, kur i vrau dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në muajin mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›