Pakistan, arrestohen tre pjesëtarë të Al Kaidas
Forcat e Sigurimit në Pakistan kanë arrestuar Junis Al-Mauritanin, njërin nga personalitetet kryesore të Al Kaidas, dhe dy pjesëtarë të tjerë të këtij rrjeti. Ushtria pakistaneze ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate, se tre të dyshuarit janë arrestuar në Islamabadit.
Në komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se Al-Mauritani ka qenë personalisht i ngarkuar nga Osama Bin Ladeni për t`u përqëndruar në shënjestërimin e objekteve me rëndësi ekonomike në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Australi. Operacioni i arrestimit thuhet të jetë planifikuar dhe kryer me ndihmën teknike të shërbimeve amerikane të zbulimit.