E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika nga Wikileaks

Permes nje komunikate te publikuar dy dite me pare Departamenti i drejtuar nga Hillary Clinton zyrtarizoi 147zerat148 qe qarkullonin prej disa ditesh nga sajti i siperpermendur ne lidhje me publikimin e 3 milione dosjeve diplomatike. Sipas njoftimit te Departamentit behet fjale per dosje qe kane dale nga zyrat e tij. Nga Express me 28 nentor 2010 ne ora 1143

Pas Pentagonit tashme duket se eshte radha e Departamentit amerikan te Shtetit per te pasur friken nga publikimi i ardhshem i materialeve diplomatike ne sajtin 147Wikileaks148.

Permes nje komunikate te publikuar dy dite me pare Departamenti i drejtuar nga Hillary Clinton zyrtarizoi 147zerat148 qe qarkullonin prej disa ditesh nga sajti i siperpermendur ne lidhje me publikimin e 3 milione dosjeve diplomatike. Sipas njoftimit te Departamentit behet fjale per dosje qe kane dale nga zyrat e tij. Publikimi voluminoz ka shume gjasa qe te behet fundjaven e ardhshme. Behet fjale per komunikime mes Departamentit te Shtetit dhe ambasadave amerikane ne bote. Nuk eshte ende e qarte nese ne kete 147rrjedhje148 te informacionit perfshihen te gjitha selite diplomatike te Shteteve te Bashkuara ne bote apo vetem disa prej tyre. Ajo qe dihet eshte se kete here alarmi ne rangjet e larta te diplomacise amerikane eshte shume i larte. 147Publikimi i dosjeve do te krijoje tendosje te medha ne marredheniet me diplomatet tane dhe aleatet miq qe kemi ne bote. Jemi duke marre masa per skenarin me te keq te mundshem148 shpjegoi ne Washington Philip Crowley zedhenesi i Departamentit te Shtetit duke nenvizuar se dokumentet 147do te perfshijne nje game te gjere ceshtjesh dhe vendesh. Jemi ne kontakt te vazhdueshem me selite tona ne bote qe kane nisur te informojne qeverite per mundesine e publikimeve148.

Ambasada amerikane ne Rome dje ka preferuar te mos beje asnje koment per mundesine e publikimit te ketyre dokumenteve dhe mbi te gjitha mbi mundesine e publikimit te disa komunikimeve me qeverine italiane. Nderkaq ne internet kane nisur te 147rrjedhin148 informacionet e para ne lidhje me publikimet e ardhshme te 147Wikileaks148. Disa jave me pare themeluesi i sajtit Julian Assange kishte paralajmeruar publikimin e ardhshem te dokumenteve qe kishin te benin me Kinen dhe Rusine por sipas gazetes 147Al Hayat148 dosjet kane materiale qe pritet te perbejne nje sulm shume te forte ndaj Turqise qe sipas administrates se Obamas eshte fajtore per mundesimin e kalimit permes kufirit te saj te bombave pistoletave dhe municioneve me destinacion militanteve ne Irak. Ne dokumentet e 147Wikileaks148 thuhet se ka prova te qarta edhe per nje mbeshtetje qe amerikanet u kane dhene luftetareve te Partise Punetore te Kurdistanit. Ankaraja dhe Washingtoni zyrtarisht i konsiderojne anetaret e partise si terroriste. Amerikanet duket se mund t146i kene mbeshtetur per te krijuar nje force per te kundershtuar kalimin e njerezve dhe mjeteve drejt Irakut permes Kurdistanit si nga ana irakiane ashtu edhe nga ajo turke. Megjithate ceshtja nuk eshte fort e qarte. Nuk eshte gjithashtu e qarte se cilat mund te jene informacionet per temen delikate te futjes se Turqise ne Bashkimin Evropian qe zyrtarisht eshte mbeshtetur nga Washingtoni.

Por cfaredo informacioni qe te permbajne keto dosje nje gje eshte e qarte pavaresisht urdhrit nderkombetar te arrestit te leshuar nga nje gjykate suedeze ndaj themeluesit te sajtit Assange ky sajt po shnderrohet serish ne protagonist te ceshtjeve te medha.

Duket se bashkepunetoret e Julian jane me te vendosur se kurre qe te vazhdojne punen e nisur pra misionin e 147Wikileaks148 per te perhapur te verteten dhe per te nxjerre ne driten e diellit pazaret dhe te pathenat e qeverive dhe lufterave te medha. Motoja e 147Wikileaks148 eshte pikerisht ajo e sjelljes ne vemendje te njerezve te lajmeve dhe informacioneve te rendesishme. Dhe kete pune njerezit e ketij sajti shume te guximshem e bejne duke u perqendruar ne informacione te verteta dhe permes nje pune serioze. 147Ne punojme jashtezakonisht me seriozitet dhe pergjegjesi dhe pasi te bejme punen tone do te merremi edhe me budallalleqet148 ka deklaruar ne nje interviste te fundit nje bashkepunetor i Assange i cili me termin 147budallalleqe148 nenkupton akuzat qe i jane bere Assange per 147perdhunim148. Per Assange dhe per te gjithe grupin e 147Wikileaks148 ato kane qellim te vetem qe t146i nxjerrin probleme liderit dhe t146i prishin imazhin cka per hir te se vertetes nuk ka ndodhur aspak. Publikimi i ardhshem i kesaj sasie jashtezakonisht te madhe te dosjeve do te behet permes modaliteteve qe kane bere edhe publikimet e meparshme pra ato ne lidhje me luften ne Afganistan dhe ne Irak. 147Wikileaks148 ka perzgjedhur disa media shume serioze dhe te guximshme boterore te cilat pasi te kene materialin do te botojne nje perzgjedhje te pjeseve te tij me domethenese dhe me vlere. Dhe pas kesaj te gjithe do te jene ne pritje te stuhise qe nuk do te vonoje133

Ne nderkohe Departamenti amerikan i Shtetit tha se planet e WikiLeaks qe te publikoje nje mori dokumentesh sekrete te qeverise amerikane jane 147te papergjegjshme148.

Zedhenesi Crowley tha se 147kjo do te ve jetet dhe interesat ne rrezik148.
Ai shtoi se sekretarja amerikane e Shtetit Clinton ka biseduar me lideret e Gjermanise Arabise Saudite Emirateve te Bashkuara Arabe Britanise Frances dhe Afganistanit.

Edhe Australia e ka denuar sjelljen e Wikileaks si 147te pamatur148.

Rrjeti televiziv CNN njofton se bashkepunetore te ministres Hillary Clinton nga ambasadat ne te gjitha vendet e botes kane kerkuar qe komunikimi i tyre elektronik me Washingtonin ne periudhen prej vitit 2006 deri 2009 te pastrohet nga permbajtja sekrete ne menyre qe keto te dhena eventualisht te mos botohen ne Wikileaks. Qeveria me pare duhet vete te njoftoje aleatet per keto te dhena para se te behen publike ne kete faqe interneti.

Frika ka nje shkak shume konkret sepse ne gjashte muajt e fundit autoritetet amerikane kane marre ne pyetje ne bazen ushtarake ne Virginia njeriun per te cilin mendojne se eshte informatori kryesor i Wikileaks-it specialistin e kompjutereve ne ushtrine amerikane Bradley Manning. Nga keto bisedime mund te paramendohet se cfare do te botohet.

Wikileaks rrezikon jeten e amerikaneve dhe u jep kundershtareve te SHBA-se informata te rendesishme. Keshtu paralajmeronte admirali Mike Malln pas botimit te dokumenteve te meparshme. Ministria e Mbrojtjes ka dyfishuar numrin e eksperteve te vet qe merren me zbutjen e gjendjes rreth dokumenteve te botuara ne Wikileaks. Kjo sepse shume spiune te Pentagonit punojne ne sigurimin e ambasadave dhe kane frike qe emrat e tyre te behen publike. Pentagoni ben te ditur se dokumentet e ardhshme do te mund te lexohen jo vetem ne Wikileaks por edhe ne gazetat Der Spiegel New York Times dhe Guardian. Keto gazeta kane bashkepunuar edhe me rastin e botimit te rreth 400.000 protokolleve te ndryshme per luften ne Irak ne qershor te ketij viti. Nga agjencite

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›