E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlande protesta ndaj masave buxhetore

Dhjetera mijera vete zbriten ne shehin kryesor te dublinit demonstruan kunder planit drastik katervjecar te qeverise irlandeze te kryeministrit Brian Cowen. Sipas te dhenave te policise ne protestat ne kryeqytetin Dublin moren pjese 50.000 veta. Por protestuesit thone se pjesemarresit arrinin deri ne 150.000.

Nje grup demostruesish bllokuan rrugen ne zonen e parelamentit e hodhen boje mbi godinen e ligjvenesve irlandeze.

Plani i kursimit eshte pjese e paketes se shpetimit per Irlanden. Permes rritjes se taksave dhe shkurtimeve ai planifikohet tu sjelle autoriteteve fiskale irlandeze ne kater vitet e ardhshme 15 miliarde euro.

Masat jane te nevojshme ne menyre qe Irlanda te siguroje nje pakete nderkombetare ndihmash prej 113 miliarde dollaresh per te perballuar borxhet masive te vendit.

Protestuesit marshuan pergjate lumit Lifi duke shprehur kundershtimin ndaj planit te kryeministrit Britan Cowen qe parashikon shkurtime te programe per te reduktuar deficitin ne masen 20 miliarde dollare.

Irlanda ka deficitin me te madh ne Evrope qe nga Lufta e Dyte Boterore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›