Haitianet votojne presidentin dhe parlamentin e ri

Haitianet votojne sot per te zgjedhur presidentin dhe legjislativin e ri. Me shume se 4.1 milione haitiane jane rejgistruar te votijne.
Ata do te zgjedhin presidentin nga 18 kandidate sa kane garuar per te zevendesuar presidentin ne largim Rene Preval.
Po ashtu ne zgjedhje marrin pjese 912 kandidate nga 66 parti politike per te fituar vendet ne parlament.
Haiti eshte ne kaos te vazhdueshem pas termetit te janarit i cili mbyti me shume se 230 mije njerez dhe pas perhapjes se koleres ne javet e fundit nga e cila thuhet se vdiqen me shume se 1600 persona.