Frika nga sulmet, Pakistani bllok rrjeteve celulare

Autoritetet pakistaneze kanë ndaluar përkohësisht funksionimin e rrjeteve të telefonisë celulare në qytetet e mëdha nga frika e sulmeve talibane gjatë festës së Bajramit.
Masat drastike të sigurisë hynë në fuqi të dielën, kur miliona njerëz po i`u telefononin miqve dhe të afërmve për t`ua uruar festën e Fitër Bajramit.
Televizioni shtetëror citoi ministrin e Brendshëm, Rehman Malik, të ketë thënë se qeverisë i vjen keq për pezullimin, por kjo sipas tij ka qenë e nevojshme, për “shkak të rrezikut nga sulmet terroriste”.
Autoritetet thanë se kanë qenë të shqetësuar se telefonat celularë mund të ishin përdorur për të koordinuar sulmet osë për të shkaktuar shpërthimin e bombave.
Rrjetet janë rifunskionalizuar të hënën.