Ivanov-Riker: Integrimi i Maqedonisë dhe rajonit në NATO dhe BE

Qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian si prioritete më të larta, si dhe mundësia për zhbllokim të proceseve integruese, ishin temat qendrore në takimin e sotëm në Ohër të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me Filip Riker, zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së.
"Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk ekziston alternativë e qëndrueshme as për rajonin, as për Republikën e Maqedonisë, përveç integrimit të tërësishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO", qëndron në njoftimin e Kabinetit të Ivanovi. Presidenti Ivanov në takimin e ka njohur zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së edhe me rolin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunimin rajonal dhe iniciativat rajonale.
Riker, megjithatë, falenderoi për mundësinë që të këmbehen mendime dhe informata lidhur me qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë, proceset aktuale reformiste dhe posaçërisht për situatën në rajonin e Evropës juglindore.
Zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së i dërgoi urime presidentit Ivanov për lidershipin e tij, si në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe në korniza rajonale. Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet partnere mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së, si dhe gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.
Presidenti Ivanov iu falënderua Rikerit edhe për ftesën e pranuar që të jetë një nga ligjëruesit e Shkollës së sivjetme për liderë të rinj, e cila mbahet nën patronazhin e tij në Ohër.