E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Jugut, vajza e ish-diktatorit kandidon për Presidente

Partia Konservatore që po qeveris në Korenë Jugore votoi pro kandidimit për postin e Presidentit të vajzës së ish-liderit autoritar të vendit, Park Çung-hi.

Park Geun-haj, 60 vjeçare, pritet të korrë fitore në votimet e 19 dhjetorit për t`u bërë femra e parë presidente e Koresë Jugore.

Babai i saj, Park Çung-hi, kishte ardhur në fuqi pas një grusht-shteti në vitin 1961, ndërsa ishte vrarë nga shefi i tij i spiunazhit më 1979.

Nëna e kandidates ishte qëlluar gjithashtu për vdekje nga një person i armatosur në vitin 1974 kur po synonte kandidimin për presidente.

Mandati i presidentit aktual, Li Mijung-bak, përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›