E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika per Francen bien bursat europiane


Bursat europiane kanë regjistruar të gjitha rënie gjatë ditës së martë, ndërsa “Moody” paralajmëroi se vlerësimi i kreditit francez mund të reduktohet.

Si rrjedhojë, bursa franceze humbi 1,8% të kuotës së saj në pak orë, “FTSE” britanike pësoi 1% rënie, ndërsa gjermania “DAX” e mbylli me -0,4%.

Në një deklaratë gjatë mëngjesit, “Moody” paralajmëroi se mund të ndryshojë vlerësimin për ekonominë franceze nga AAA stabël, në AAA-, si rrjedhojë e perspektivave jo të mira për zhvillim, reduktimit të rritjes ekonomike dhe për shkak të krizës së borxheve në Eurozonë.

Kriza FinanciareBursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman Ultimatum i G20-s ndaj EuropësKriza, java vendimtare e Greqisë Në vlerësimin e “Moody” flitej edhe për rrezikun që financat franceze të vuajnë veçanërisht krizën e mundshme në shtete të tjera si Italia apo Spanja, çka do të detyronte Parisin zyrtar të devijonte fonde të rëndësishme për të shpëtuar vendet në krizë.

Liderat Europianë pritet të takohen të dielën e ardhshme, për të diskutuar mbi mundësitë konkrete që do të zgjidhnin krizën e borxheve, por kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi të hënën se gjetja e një zgjidhje të tillë mund të jetë ende larg.

Dita e sotme nuk ishte e mirë as për bursat aziatike, pas publikimit të statistikave që tregonin për një ngadalësim të ekonomisë kineze, si rrjedhojë e tentativave të Pekinit për të vendosur nën kontroll inflacionin gjigant.

Japonezja “Nikker” pësoi një goditje prej 1,5% si rrjedhojë e lajmit, ndërsa “Hang Seng” i Hong Kongut regjistroi një “pikiatë” prej 4,3%.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Shtrëngohet kredidhënia
Marrja e një kredie në bankë është bërë edhe më e vështirë në tremujorin e tretë. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se bankat private kanë shtrënguar kredidhënien për shkak se perceptojnë një rrezik të rritur në ekonomi. Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë
Kriza e konsumit që mbërtheu Shqipërinë që nga fillimi i këtij viti, duket se po jep efektet e veta edhe te të ardhurat personale, të cilat fillimisht nuk shfaqën probleme.
Ndërtimi godet buxhetin
Prej vitit 2009, sektori i ndërtimit në vend nuk po mundet të dalë nga ngërçi i krizës. Ishin bankat të parat dhe më pas mungesa e lejeve të ndërtimit që e vendosën sektorin në një situatë të vështirë. Taksat, 2011-ta viti më i keq
Në shtator qeveria mblodhi nga taksat dhe burimet e tjera financiare 22.5 milionë dollarë më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Kriza greke ndihet në Gjirokastër
Kriza në Greqi është ndjerë shumë në zonën e Gjirokastrës, ku janë të përqendruara ndërmarrje të përbashkëta, kryesisht në industrinë e fasonëve.

Lajmet kryesore

Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur

Shpërthim në galeritë e minierës së ACR
Bruksel, rriten kërkesat për azil
Pa imunitet para ligjit
Shtrëngohet kredidhënia
Berisha: Ne ndërtojmë rrugë e ura komunikimi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›