E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus sezoni i fundit per Del Pieron


Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka lajmëruar se ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros me fanellën e Juventusit.

“Një duartrokitje të fortë për kapitenin Del Piero, i cili qëndroi me ne edhe për një vit tjetër, viti i fundit i tij me Juventusin”, tha Agnelli në një fjalim para aksionerëve të klubit bardhezi.

Ky lajm ka befasuar të gjithë tifozët e futbollit italian sepse Del Piero nuk është vetëm simboli i Juventusit, por një nga futbollistët më të mirë që ka nxjerrë Italia në 20 vitet e fundit.

36-vjeçari ka debutuar me Zonjën e Vjetër që në vitin 1993 dhe ka fituar me fanellën bardhezi 11 tituj kombëtarë dhe 4 ndërkombëtarë.

Gjithashtu Del Piero mban rekordin e ndeshjeve të zhvilluara me Juventusin (677) dhe më shumë golave të shënuar me ekipin legjendar (284).

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kombëtarja U-17 kualifikohet në Elite Round
Kombëtarja shqiptare U-17 është kualifikuar për në Elite Round falë barazimit 1-1 me Estoninë, ndeshja e fundit në grup. Allegri: Milan ka marrë veten
Objektivi i Milanit është të dalë i pari në grupin e tij të Ligës së Kampioneve, ku bën pjesë edhe Barcelona. Samir Ujkani, dy muaj jashtë fushave
Frika ka kaluar. Samir Ujkani është në gjendje të mirë pas operacionit të kryer me urgjencë, prej dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në fytyrë gjatë ndeshjes Novara-Bolonja, të vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane. Napoli, plagosen dy tifozë të Bayern
Dy tifozë të Bayern janë sulmuar me armë të ftohta në Napoli, për fat të mirë duke marrë vetëm disa plagë të lehta. Rikthehet Champions, momenti i së vërtetës
Fushata e Champions League do të mbërrijë në mes të rrugës, me ndeshjet e treta që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Vizita e Bajernit në Napoli është ndeshja më e shumëpritur e javës, në të njëjtën kohë që Reali dhe Arsenali kanë dy sfida të “sikletshme” franceze, përballë Lionit dhe Marsejës.

Lajmet kryesore

Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur

Shpërthim në galeritë e minierës së ACR
Bruksel, rriten kërkesat për azil
Pa imunitet para ligjit
Shtrëngohet kredidhënia
Berisha: Ne ndërtojmë rrugë e ura komunikimi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›