E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja U-17 kualifikohet ne Elite Round


Kombëtarja shqiptare U-17 është kualifikuar për në Elite Round falë barazimit 1-1 me Estoninë, ndeshja e fundit në grup.

Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga Mustedanagic dhe Ilir Biturku, morën 1 pikë dhe u ngjitën në kuotën e 4 pikëve duke lënë pas Sllovakinë që humbi me Gjermaninë kryesuese.

Goli për Shqipërinë u shënua nga Jonuzi me 11-metërsh.

Tani kombëtarja kuqezi U-17 do të marrë pjesë në Elite Round, aty ku janë 28 skuadrat më të mira të Europës.

Në ndeshjet e tjera të grupit 12, Shqipëria U-17 fitoi 2-1 ndaj Sllovakisë dhe humbi 0-1 ndaj Gjermanisë.

Të gjitha ndeshjet e grupit janë zhvilluar në Talin të Estonisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Allegri: Milan ka marrë veten
Objektivi i Milanit është të dalë i pari në grupin e tij të Ligës së Kampioneve, ku bën pjesë edhe Barcelona. Juventus, sezoni i fundit për Del Pieron
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka lajmëruar se ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros me fanellën e Juventusit. Samir Ujkani, dy muaj jashtë fushave
Frika ka kaluar. Samir Ujkani është në gjendje të mirë pas operacionit të kryer me urgjencë, prej dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në fytyrë gjatë ndeshjes Novara-Bolonja, të vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane. Napoli, plagosen dy tifozë të Bayern
Dy tifozë të Bayern janë sulmuar me armë të ftohta në Napoli, për fat të mirë duke marrë vetëm disa plagë të lehta. Rikthehet Champions, momenti i së vërtetës
Fushata e Champions League do të mbërrijë në mes të rrugës, me ndeshjet e treta që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Vizita e Bajernit në Napoli është ndeshja më e shumëpritur e javës, në të njëjtën kohë që Reali dhe Arsenali kanë dy sfida të “sikletshme” franceze, përballë Lionit dhe Marsejës.

Lajmet kryesore

Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur

Shpërthim në galeritë e minierës së ACR
Bruksel, rriten kërkesat për azil
Pa imunitet para ligjit
Shtrëngohet kredidhënia
Berisha: Ne ndërtojmë rrugë e ura komunikimi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›