Allegri Milan ka marre veten

Objektivi i Milanit është të dalë i pari në grupin e tij të Ligës së Kampioneve, ku bën pjesë edhe Barcelona.
Për të arritur këtë, duhet fillimisht të merren tre pikët ndaj Bate Borisov të mërkurën në mbrëmje, në San Siro.
“Për të arritur vendin e parë në grup duhet të fitojmë ndaj Bates. Objektivi është vendi i parë sepse në këtë mënyrë do të ndeshemi me ekipet e dyta të grupeve në short”, shprehet Allegri, trajneri i kuqezinjve.
Për teknikun, ndeshja me Palermon e fituar 3-0 ishte “takimi që do të ndryshojë sezonin e Milanit”.
“Duhet të fitonim me Palermon dhe ia arritëm qëllimit. Reaguam dhe treguam se jemi pretendetë për titullin kampion. Ky është një muaj përcaktues si për Serinë A ashtu edhe për Ligën e Kampioneve. Duhet të nisim një seri rezultatesh pozitive”, thekson Allegri.
Përsa i përket formacionit, trajneri u shpreh se vetëm Abbiati është i sigurt se do të luajë.
“Seedorf dhe Thiago Silva kanë bërë stërvitje të diferencuar ditët e fundit. Ambrosini me shumë mundësi nuk do të jetë i disponueshëm. Pato është më mirë, por duhet të presim edhe pak ditë për ta parë sërish në fushë. Formacionin do ta vendos nesër”, tha trajneri i Milanit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kombëtarja U-17 kualifikohet në Elite Round
Kombëtarja shqiptare U-17 është kualifikuar për në Elite Round falë barazimit 1-1 me Estoninë, ndeshja e fundit në grup. Juventus, sezoni i fundit për Del Pieron
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka lajmëruar se ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros me fanellën e Juventusit. Samir Ujkani, dy muaj jashtë fushave
Frika ka kaluar. Samir Ujkani është në gjendje të mirë pas operacionit të kryer me urgjencë, prej dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në fytyrë gjatë ndeshjes Novara-Bolonja, të vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane. Napoli, plagosen dy tifozë të Bayern
Dy tifozë të Bayern janë sulmuar me armë të ftohta në Napoli, për fat të mirë duke marrë vetëm disa plagë të lehta. Rikthehet Champions, momenti i së vërtetës
Fushata e Champions League do të mbërrijë në mes të rrugës, me ndeshjet e treta që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Vizita e Bajernit në Napoli është ndeshja më e shumëpritur e javës, në të njëjtën kohë që Reali dhe Arsenali kanë dy sfida të “sikletshme” franceze, përballë Lionit dhe Marsejës.
Lajmet kryesore
Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur
Shpërthim në galeritë e minierës së ACR
Bruksel, rriten kërkesat për azil
Pa imunitet para ligjit
Shtrëngohet kredidhënia
Berisha: Ne ndërtojmë rrugë e ura komunikimi