E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformimi policor ne Egjipt pushohen 650 drejtues te larte

Rreth 650 zyrtarë të lartë të policisë janë pushuar nga detyra nga autoritetet egjiptiane në një spastrim të paprecedent që vjen në vazhdë të protestave që kërkojnë reformimin e trupës policore e akuzuar për vrasje gjatë trazirave. Njoftimin e ka publikuar ministria e Brendshme gjashtë ditë pas protestave në Kajro dhe në qytete të tjera egjiptiane gjatë së cilave është kërkuar përshpejtim i reformave nga Këshilli i Përkohshëm që drejton Egjiptin.

Pas protestës së të premtes, një grup protestuesish kanë qëndruar në sheshin “Tahrir”. Në përgjigje të kritikave në rritje, këshilli ushtarak pritet të njoftojë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të para parlamentare pas rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak, gjatë muajit nëntor. Gjithsesi, njoftimi vjen përmes burimeve të brendshme të Këshillit Drejtues dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›