E Diel, 1 Nëntor 2026

Frikë në Europë, Rusia e nis vitin me një krizë të re gazi

Rusia ka siguruar vendet evropiane se nuk kanë pse të shqetësohen nga lëvizja e fundit e Moskës për t'i ndërprerë furnizimet me gaz Ukrainës.

Kompania shtetërore e energjisë Gazprom tha se ndërsa kishte ndaluar furnizimet në Ukrainë se rezultat i një mosmarrëveshje për çmimet dhe borxhet, në të vërtetë kompania kishte rritur volumin e gazit që kalonte në tubacionet ukrainase për pjesën tjetër të Evropës.

Evropa merr afro çerekun e gazit nga Rusia dhe një mosmarrëveshje e ngjashme tre vjet më parë ndërpreu furnizimet.

Lëvizja për t'i ndërprerë furnizimet Ukrainës erdhi pasi një afat i vendosur nga Rusia përfundoi pa marrëveshje.

Rusia fajëson Ukrainën për përfundimin pa sukses të bisedimeve.

Por Ukraina këmbëngul se i ka paguar borxhet që ka patur ndaj kompanisë ruse të energjisë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›