E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundviti: fishekzjarre, kartolina masive e Ramës dhe SMS e Berishës

Viti i ri në Tiranë është festuar edhe këtë vit me batarenë e e zakonshme të orës 00.00. Fishekzjarret e mesnatës mes datës 31 dhe 1, të denja për tu bërë një spot për të tërhequr turistët drejt Tiranës, nuk rrshtën as këtë vit.

Kush kishte menduar se zhurma e mesnatës së ndërrimit të viteve në Tiranë, mund të mpakej kësaj here nga kriza, gaboi.

Shpenzimet për fishekzjarret dhe festivali i dritave dhe zhurmës që ato shkaktojnë, ishte këtë vit po aq i fortë sa fundvitet e mëparshëm.

Ndërrimi i viteve ka patur të lënduarit e zakonshëm të fishekzjarreve si dhe disa ngjarje të tjera të kronikës së zezë, ndër të cilat spikat diegia e makinës së gazetarit Mero Baze, i njohur si kritik i ashpër i kryeministrit të vendit.

Baze ka akuzuar strukturat e shtetit për ngadalësi të qëlimshme në përballjen me situatën dhe ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për ngjarjen.

Edi Rama dhe Sali Berisha ndërkohë kanë uruar qytetarët shqiptarë në forma disi të vecanta këtë vit.

Edi Rama ka shpërndarë thuajse në gjithë Shqipërinë një kartolinë ku ndodhet së bashku me qytetarë të Tiranës. Kartolina është dërguar në shumë qytetarë të thjeshtë në Tiranë e rrethe.

Kurse Sali Berisha i është përgjigjur sfidës me SMS. Dje në celularët e shqiptarëve ka mbërrtitur një urim me tesktin: “Ju uron vit të ri e mbarësi Lili dhe Sali Berisha”.

Emri i bashkëshortes së kryeministrit është shkruar Lili dhe jo Liri. Sipas disa burimeve afër familjes kryeministrore, ky është emri me të cilin znj.Berisha e thërrasin miqtë dhe të afërmit.

Kurse teksti i kartolinës së Edi Ramës thoshte:

“Viti i Ri është ditëlindja e çdo njeriu, le ta festojmë të gjithë së bashku, si një familje e vetme duke e çuar vështrimin jo tek gjërat që duken por tek ato që do të donim të shihnim për njerëzit e këtij vendi ku na lindi dashuria e prindërve tanë.

Asgjë ndër ato që duam të arrijmë nuk është e pamundur nëse ne jemi gati të bëjmë gjithshka mundemi!

Viti 2009 vjen me një mundësi të re, le ta presim të  bashkuar në urimin për të bërë realitet ëndërrat e fëmijëve, shpresat e të rinjve, dëshirat e prindërve dhe lutjet e të moshuarve. Gëzuar!”.

Edhe redaksia e Shekulli Online uron gjithë lexuesit tanë dhe shqiptarët në gjithë botën, vit të ri, të mbarë e të gëzuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›