E Enjte, 5 Nëntor 2026

Frikë në Kategorinë e Parë, portieri i Pogradecit dërgohet në

Frikë në futbollin shqiptar. Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Kategorinë e Parë, në ndeshjen mes Pogradecit dhe Shkumbinit, ku një prej sulmuesve të ekipit të Shkumbinit ngriti këmbën duke goditur në kokë portierin 19-vjeçar, Hergis Alliu. Ky i fundit mbeti pa ndjenja dhe në këto kushte, ishte ndërhryja e stafit mjekësor të Pogradecit, që arriti brenda pak minutësh të normalizonte situatën.

Fizioterapistja e skuadrës, Alma Angjo dhe asistentët e saj bënë gjithçka për të shmangur një tragjedi të mundshme. Pasi morën lajmin se çdo gjë ishte normalizuar, lojtarët e dy skuadrave u ndjenë më të çliruar dhe filluan duartrokitjet së bashku me tifozët që ndodheshin në shkallët e stadiumit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›