Botërori i rrjetës, Ukraina në vend të Rusisë

Federata Botërore e Volejbollit ka vendosur që Kampionati Botëror i volejbollit për meshkuj, më 26 gusht deri më 11 shtator 2022, të zhvillohet në Poloni e Slloveni. Organizata kryesore e volejbollit botëror më parë në mars ia kishte hequr të drejtën e zhvillimit të këtij Botërori, Rusisë, kjo për shkak të luftës dhe pushtimit që i ka bërë Ukrainës.
Madje ekipi i Ukrainës është ftuar për të zëvendësuar Rusinë, që është përjashtuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtar në sport, ndonëse më parë kjo kombëtare nuk ishte kualifikuar për në Botëror, ndërsa në renditjes ishte e 23-ta. Në një komunikim zyrtar të premten, Federata Botërore e Volejbollit ka saktësuar se përveç këtyre vendeve kishte dhe të tjera që mund të merrnin përsipër organizimin e Botërorit të Meshkujve. Kampione e Botës në fuqi në volejboll për meshkuj është Polonia, që në 2018-ën në finale mundi Brazilin 3-0.