E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frike ne SHBA alarm per bombe ne dy aeroporte

Alarmi per bombe ne dy avione mallrash te kompanise UPS ka vene ne levizje aeroportet ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Britanine e MAdhe. Reagimi i agjenteve te FBIse ka qene I menjehershem per kontrollin e dy avioneve te mallrave nje ne aeroportin e Njuarkut dhe tjetri ne Filadelfia pasi me heret gjetja e nje toneri te modifikuar ne bombe artizanale ne agjencine e shperndarjes ne Londer kishte perhapur panikun e sulmeve te koordinuara ne avionet e se njejtes kompani.

Kjo hipoteze ka dale false nga hetimet e metejshme te agjenteve te FBI-se te cilet kane deklaruar se pakoja-toner e gjetur ne avionin e nisur nga Jemeni drejt Cikagos kishte rezultuar negative per eksplozive.
Por nderkohe alarmet kishin shperthyer ne dy aeroportet amerikane ku avionet e mallrave jane izoluar ne vende te vecanta te pistes.

Nje kamion i po se njejtes kompani shperndarjeje eshte ndaluar ne hyrje te Nju Jorkut per tu kontrolluar nga agjentet. Kontrolle per paketat e UPS jane bere edhe ne Bruklin.

Sipas CNN zyrtare amerikane besojne se Al Kaeda ne gadishullin arabik qendron pas komplotit qe shkaktoi frike dhe alarm ne aeroportet e shteteve te bashkuara dhe te britanise se madhe.
Azhornuar se fundi e premte 29 tetor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›