Frikë nga Al- Kaida, SHBA- qytetarëve: Mos udhëtoni jashtë vendit
SHBA - Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë paralajmërim për qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit, duke i këshilluar për kujdes ndaj një kërcënimi terrorist nga al-Kaida.
Departamenti i Shtetit tha sot se mundësia për një sulm terrorist është veçanërisht e fuqishme në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Ajo tha se një sulm i tillë mund të vijë nga Gadishulli Arabik. Në deklaratë thuhet gjithashtu se al-Kaida dhe degët e saj mund të kryejnë sulme që tani e deri në fund të gushtit.
Paralajmërimi vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thane se do të mbyllin ambasadat amerikane në botë këtë të dielë për arsye sigurie.
Shtetet e Bashkuara thanë se do të mbyllin të dielën një numër ambasadash dhe konsullatash për arsye sigurie. Fjala është për ambasadat dhe konsullatat që normalisht janë hapur të dielën të cilat janë janë kryesisht në vendet myslimane.
Lajmin për mbylljen të një numri ambasadash dhe konsullatash amerikane e njoftoi zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit Marie Harf:
“Departamenti i Shtetit ka udhëzuar disa ambasada dhe konsullata të qëndrojnë të mbyllura ose të ndërpresin operacionet të dielën më 4 gusht. Si masë kujdesi për punonjësit tanë dhe për të tjerët që mund të jenë duke vizituar ambasadat kemi vendosur të ndërmarrim këto hapa parandaluese. Kur e kërkojnë rrethanat, Departamenti, ndërmerr hapa si ky për të balancuar vazhdimin e operacioneve tona me sigurinë dhe kujdesin. “
Zonja Harf nuk tha konkretisht se cilat misione do të mbyllen dhe me çfarë kërcënimi përballen. Zyrtarët thanë se mbyllja mund të zgjasë, pasi të bëhet një vlerësim i ri i rrethanave.
(er.nu/voa/BalkanWeb)