E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frikë nga indiferenca

Nga Dr. Magdalena Ramohito

Ka kohë që në fjalorin tonë të përditshëm, fjala frikë po zë një vend të konsiderueshëm. Ajo përdoret shpesh në të gjitha mjediset, përfshirë edhe foltoret e partive e sallën e Parlamentit. Shpesh njerëzit që janë të punësuar në administratën shtetërore ndjehen të frustruar, për shkak të paragjykimit që u bëhet për sa i përket përkatësisë politike me sfond familjar. Jo rrallë i dëgjon tek shprehen të penduar që nuk kanë hapur një biznes privat, por nga ana tjetër në mënyrë shumë të çuditshme e të pashpjegueshme dëgjon edhe njerëz që merren me biznes të shprehin frikë për sa i takon përkatësisë politike.

Po çështë në të vërtetë frika?

Në të gjitha gjuhët e botës, kjo fjalë aspak e këndshme për tu thënë e për tu dëgjuar, perifrazohet si: një ndjenjë alarmi e shqetësimi, e shkaktuar nga probabiliteti i realizimit të rrezikut.

Gjithashtu frika mund të ketë një anë pozitive, duke ndikuar tek ne për të shmangur një rrezik eventual, siç shkruan King Soloman. Ai thotë se frika nga Yahweh (perëndia e Izraelit) është fillimi i njohjes, megjithatë ky artikull tenton të ekzaminojë në mënyrë fare modeste efektet e frikës dhe reaksionit të individit ndaj tij.

Përkufizimet mjekësore dhe psikologjike janë si më poshtë:

1. Lemeri, tmerr, reagim emocional primitiv ndaj një rrethane të frikshme.

2. Panik, një terror i shfrenuar i papritur, që shpesh prek disa njerëz.

3. Terror, një frikë e thellë e shfrenuar.

4. Ankthi është në parim një ndjenjë shumë e ngjashme me frikën, sepse përgjigjet fizike të trupit janë të njëjta.

Sidoqoftë duhet të kuptohet se frika, paniku, ankthi ose terrori janë përbërës shpirtëror.

Në fakt Yahweh u tha izraelitëve se, nëse ata shkelin ligjet e tij dhe rregullat, do të provonin një eksperiencë tepër negative, që vetë ai do tua dërgonte. Në këtë rast frika ndaj eksperiencave të këqija të panjohura, i nxit njerëzit të jenë të sjellshëm konform rregullave dhe ligjeve, por duke qenë se këto janë të vendosura nga një fuqi e panjohur e mbinatyrshme kjo sjellje e mirë ndërthuret me një ndjenjë përulësie.

Në fakt edhe pse askush nuk ka dëshirë të vetëdeklarohet frikacak, ajo përjetohet nga të gjithë, ndonëse në mënyra të ndryshme sa i përket reagimit. Sa më shumë të shtiresh sikur nuk ke frikë në një situatë të dhënë, aq më shumë tradhton veten, sepse një sy i vëmendshëm e sheh në sytë e tu, në zërin tënd, në lëvizjet, pra në gjithë trupin tënd. Është e vërtetë, se mënyra sesi reagojmë ndaj frikës, ndikon në etiketimet që na veshin, por gjithnjë brenda ka subjektivizëm.

Pse?

Sepse vlerësimi i tjetrit si frikacak apo trim, bëhet në mënyrë të pashmangshme duke u nisur nga pikëpamja autobiografike, duke sjellë në këtë mënyrë pakënaqësi tek njeriu i etiketuar si frikacak. Sepse ajo mënyrë reagimi, e cila konsiderohet si etike nga dikush, nuk është e tillë në pikëpamjen e dikujt tjetër. Kjo varet tërësisht, nga mjedisi kulturor nga i cili vjen individi, por kryesisht familja e tij.

Supozojmë se një njeri i edukuar në një familje me rregulla të forta, merr një post që ka në dorë jetën e shumë njerëzve. Është e qartë se ai është i prirur të shfaqë disa pasiguri, në lidhje me fuqinë e tij (sikur ta dinte ujku çarë fuqie ka do kishte shqyer gjithë kopenë), gjë e cila është shumë normale dhe e lavdërueshme për njerëz që kanë të njëjtin nivel edukimi. Por kjo sjellje konsiderohet prej frikacaku nga njerëz që nuk janë modeluar në mënyrë të tillë.

Në fakt kjo është frikë, por është një frikë e mirë, pasi njeriu që ka në dorë gjithë këta njerëz është i prirur tu shërbejë sa më mirë atyre, pasi shkalla e përgjegjësisë së tij është e lartë.

Në rast se dikush ndodhet përballë trenit që ecën me shpejtësi, pa dyshim duhet të ketë frikë, sepse jeta është shumë e bukur dhe besoj se askush nuk dëshiron të vdesë. Pra në këtë rast kemi një frikë të mirë.

Nëse një individ ndodhet përballë një situate banale, ku njerëz të pabarabartë nga pikëpamja intelektuale provokojnë luftë duke shfaqur hapur supremacinë e tyre në këtë fushë, atëherë ndrojtja e këtij personi për të filluar ndeshjen e provokuar, konsiderohet nga provokatorët si frikë, ndërsa për të tjerë të ngjashëm me këtë person konsiderohet si një sjellje e pëlqyeshme, pra si frikë e mirë.

Realisht nuk ka receta të gatshme se kur njeriu duhet të ketë frikëra të mira e kur nuk duhet të ketë frikëra të këqija. Frika është një ndjenjë individuale. P.sh., ka njerëz tek ne dhe nuk janë pak, që nuk reagojnë pothuajse fare edhe në rast se u merren nëpër këmbë të drejtat më elementare, si një mënyrë për të mbijetuar në një situatë kaosi; sigurisht kur e gjithë shoqëria i është nënshtruar frikës, reagimi i individëve të veçantë duket si një shembull jo fortë inkurajues. Përballë furisë së dhunës verbale ai njeri duket se po vetëshkatërrohet, njerëzit kanë frikë ti afrohen, frikë nga se ?

Është fare e dukshme se ne jemi një shoqëri shumë e frikësuar, por jo prej rregullave të zotit, pra nuk është se ndjejmë nënshtrim prej besimit fetar, nuk e di po më duket se jemi shumë trima për tiu sulur vetëm kalit të ngordhur, ndoshta ngaqë nuk kemi shumë sens drejtësie apo diçka tjetër.

Nuk besoj se ka gjë më të frikshme në këtë jetë se të ushqehesh me produkte të pasigurta. Pikërisht tregu ynë ushqimor është më i frikshmi në Evropë, dhe është e vështirë të kuptohet sesi qytetarët e këtij vendi shpenzojnë ato pak para, për fitimin e të cilave një pjesë e mirë humbasin nga një çikë dinjitet, për të blerë ushqime të frikshme, apo edhe medikamente të frikshme. I shoh përditë me sy sesi blejnë djathin ndërsa insektet shëtisin lirisht mbi to dhe nuk ankohen, ndoshta e bëjnë, por ama nën zë, mbase ndruhen prej ndonjë reagimi vulgar të mundshëm të shitësit, apo mbase ankesa ndaj gjërave të padrejta përthyhet tek të tjerët si ankesë ndaj qeverisë e aty njeriu ndalet nga qeveria ka frikë. Po qe se do të kishim një reagim të fortë qytetar (nuk e di se çbëjnë këto shoqatat e konsumatorëve) në lidhje me ushqimin e pasigurt, nuk do të kishim një kryeministër që do guxonte të shpikte përralla me princër e princesha Kryeministri ynë për tu shfaqur si erudit flet mbi gjithçka në mbledhjen e qeverisë. Ai flet për princër e princesha e gjithfarë përrallash por asnjëherë mbi problematikën e ushqimeve të frikshme që ofron tregu ynë. Po të ngrihej Konica i madh e të shihte fytyrat e nxira të shqiptarëve prej kequshqyerjes do të pendohej që kishte menduar ti thoshte guvernës së asaj kohe për ta ushqyer këtë racën tonë më mirë, që të dukej më e bukur e të krenoheshim kësisoj, madje nuk do të pendohej aspak edhe për ato fjalët e ashpra që pati thënë, por kryeministri ynë nuk do ta prishte q

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›