E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë dhe karriera gjyqësore

ERVIN METALLA

Kohët e fundit po zhvillohet një debat i gjerë mbi ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë. Madje, në Komisionin e Ligjeve u zhvillua edhe një seancë dëgjimore me kryetaren e Gjykatës së Lartë për këtë qëllim. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ishte gjithashtu i ftuar, por për të dhënë mendime vetëm rreth ligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Në atë seancë dëgjimore, por edhe në ditët në vazhdim, janë shtruar çështje të tilla, si, nëse duhet të jetë Gjykata e Lartë një gjykatë karriere, nëse duhet të votohet gjyqtarët e Gjykatës së Lartë me shumicë të cilësuar etj.
Është e rëndësishme që opinioni publik të njihet edhe me këndvështrimin e profesionistëve të ligjit, përtej atij të politikës. Gjyqësori është ajo degë e qeverisjes që ka fuqi për të vendosur mbi konfliktet ligjore. Funksioni kryesor i gjyqtarëve është të gjykojnë mbi kuptimin e ligjit, në kuptimin që ata e interpretojnë ose ndërtojnë ligjin. Do të ishte iluzion, gjë që ka rezultuar që në kohën e Napoleon Bonapartit, që të mendohej se gjyqtarët do të mund të zgjidhnin çështjet thjesht dhe vetëm duke zbatuar ligjin germë për germë, sepse nuk ka ligj, term ligjor ose parim që të ketë një kuptim të qartë. Në praktikë, gjyqtarët imponojnë kuptimin mbi një ligj me anë të procesit të ndërtimit/interpretimit. E pra, çështja kyç që shtrohet është se kush rekrutohet gjyqtar dhe kjo, nga ana e saj, ka lidhje me atë se si rekrutohen ata.  Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, që në shkallë hierarkike bëjnë interpretimin përfundimtar dhe të unifikuar të ligjit.
Kushtetuta e Shqipërisë, në pjesën e nëntë të saj, të titulluar Gjykatat, e sanksionon qartë se pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat e niveleve të tjera. Pra, vetë Kushtetuta e përcakton Gjykatën e Lartë si udhëheqëse të pushtetit gjyqësor.  Gjyqtarët e saj janë anëtarë të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, si dhe përfaqësohen gjithashtu në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pavarësisht se Kushtetuta ka parashikuar një procedurë emërimi për ta, të ndryshme nga ajo e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe apelit, kjo nuk mund të kuptohet sikur Gjykata e Lartë është përjashtuar nga të qenit gjykatë karriere.
Kushtetuta vetëm parashikon se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti, me pëlqimin e Kuvendit, duke ia deleguar ligjit përcaktimin e kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojë dikush për të qenë kandidat për tu emëruar në Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër, ligji aktual nuk ka të elaboruar në mënyrë të plotë e të qartë këto kushte e kritere, por mjaftohet vetëm me kriterin e vjetërsisë në profesion dhe të cilësisë jurist i shquar. Madje as Kushtetuta dhe as ky ligj nuk trajtojnë shumicën e kërkuar për dhënien prej Kuvendit të pëlqimit për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Në këtë kuptim është tejet e rëndësishme zhvillimi i detajuar në ligj i kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojë një kandidat për tu emëruar gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Vetëm në këtë mënyrë ligji do të përçonte frymën e Kushtetutës, sipas së cilës, pavarësisht procedurës së emërimit, Gjykata e Lartë nuk ka se si të mos jetë gjykatë karriere. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në këto vite kanë marrë pëlqimin e Kuvendit me shumicë të cilësuar, por megjithatë, retorika e politikës së ditës nuk ka lënë jashtë fokusit të saj kritik edhe këta gjyqtarë.
Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme që në ligj të sanksionohet në mënyrë taksative se jo më pak se 80-90% e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë duhet të jenë gjyqtarë që vijnë nga karriera e pashkëputur në Gjyqësor, të cilët, veç kriterit të vjetërisë në profesion, duhet të përmbushin minimalisht të gjitha pritshmëritë e kërkuara nga sistemi i meritave që duhet të përshkojë karrierën në gjyqësor, si dhe të kenë vlera të shtuara integritetin, reputacionin, angazhimin në botime të ndryshme jurisprudenciale, në trajnimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës etj.
Nëse për promovimin në Gjykatën e Apelit ligji për pushtetin gjyqësor, së paku formalisht, ka ndërtuar një sistem meritash, gjithsesi ende të paimplementuar, emërimi në Gjykatën e Lartë, siç është kuadri aktual ligjor mund të rezultojë një kapërcim i panatyrshëm.  Në këtë optikë merr rëndësi madhore puna e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si një ndër burimet kryesore zyrtare të vlerësimit profesional dhe etiko-moral të gjyqtarëve dhe zhvillimit të karrierës së tyre.  Profesionalizmi është një ndër shtyllat kryesore të pavarësisë së gjyqësorit dhe duhet të përbëjë kriterin udhërrëfyes të ligjit në përcaktimin e kritereve për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Lidhur me pjesën tjetër, të ashtuquajtur juristë të shquar, ligji duhet të zhvillojë se cilat janë kriteret që duhen takuar për një kategorizim të tillë.  Natyrisht që këtu nuk mund të bëjnë pjesë juristë që kanë punuar në strukturat juridiko-profesionale të institucioneve të ndryshme, veç atyre që ruajnë statusin e gjyqtarit, por duhet të jenë juristë me vjetërsi në punë si avokatë të spikatur dhe me titull shkencor në shkencat e së drejtës penale apo civile.  Kjo cilësi e fundit, ashtu si edhe në vende të tjera, mund të ndikojë që në tempullin e praktikës gjyqësore të ketë edhe prurje nga doktrina, logjika që justifikon përjashtimin.
Nga ana tjetër, rëndësi themelore ka edhe transparenca dhe monitorimi i publikut, në përgjithësi dhe i komunitetit të juristëve, në veçanti, ndër të tjera, nëpërmjet medias, përsa i takon faktit se si dhe pse u krijua vakanca; a u publikua ajo disa muaj më parë; kush konkurron; cilat janë CV-të e tyre etj. Pikërisht kjo mënyrë e përzgjedhjes dhe e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do të ishte e vetmja rrugë e besueshme përsa i takon përgjegjshmërisë dhe pavarësisë së tyre.
E lidhur me konsistencën e përgjegjshmërisë dhe pavarësisë është edhe ndikimi që ka fati i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë pas përfundimit të mandatit, aspekt që duhet patjetër të gjejë rregullim nëpërmjet ndryshimeve që do të realizohen në ligjin për Gjykatën e Lartë. Kështu, në nenin 138 të Kushtetutës parashikohet se koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet, ndërsa neni 139 flet për mandatin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, i cili në thelb përbën një njësi kohe brenda kohës së përgjithshme të qëndrimit në detyrë të gjyqtarit, e cila nuk mund të kufizohet.
Nga ana tjetër, këtu duhet gjetur një ekuilibër shumë i kujdesshëm ndërmjet moskufizimit të kohës së qëndrimit në detyrë të gjyqtarit dhe nevojës për të evituar mbylljen e rrugëve të karrierës për gjyqtarët e gjykatave më të ulëta, nëpërmjet krijimit të një rrethi vicioz të lëvizjeve të mbyllura në formë rokade vetëm ndërmjet gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me ata të apelit dhe anasjelltas. Kjo do të bënte të pamundur objektivisht që të krijoheshin vende vakante për gjyqtarët e shkallës së parë, jo për të konkurruar dhe për tu emëruar në Gjykatën e Lartë, por as në atë të apelit, pasi gjyqtarët e këtyre të fundit do të ndërronin vendet me njëri-tjetrin.
Zgjidhja në këtë rast do të ishte garantimi me ligj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë i vendit të mëparshëm të punës, pa iu nënshtruar konkurrimit, por tashmë me pagën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Për vendet e tjera vakante ai do të duhet të konkurrojë me kolegët e tjerë, duke pasur avantazhin e cilësisë si ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, gjë që merret parasysh nga sistemi vlerësimit dhe pikëzimit. Kjo zgjidhje nuk kufizon kohën e qëndrimit në detyrë të gjyqtarit, ruan statusin, rrit vlerat dhe performancën e gjykatave më të ulëta, duke qenë se këta gjyqtarë mbeten në sistem, konservojnë përvojën e fituar etj.  Një mundësi tjetër mund të ishte edhe preferimi ndaj këtyre gjyqtarëve për të plotësuar vendet vakante që krijohen në Gjykatën Kushtetuese.
Së fundi, ndonëse si rregull karriera e pashkëputur në gjyqësor nënkupton që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të vijnë nga gjykatat e apelit, referuar stadit aktual të traditës së zhvillimit demokratik dhe sistemit ligjor në vend, nuk duhet të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›