E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali në Çeki, Bekim Bala: Po na njollosin!

Bekim Bala

“Çekëve u tregoj anën tjetër të shqiptarëve”

Nuk është ndier aspak mirë dhe, në një farë mënyre, nuk e fsheh edhe zhgënjimin kur dëgjon të përflitet për shqiptarë që trukojnë futbollin ku ai aktivizohet. Ndonëse në grumbullim me ekipin në Francë, pak orë para zhvillimit të ndeshjes së Ligës së Europës kundër Lionit, Bekim Bala pohon se lajmi i trukimit të kampionatit çek ka qenë shokues jo vetëm për të, por edhe për lojtarët e tjerë të Spartës. Në fakt, ka qenë vetë presidenti i këtij klubi, Daniel Kretinski, ai që ka denoncuar tri ditë më parë për implikimin e mafies shqiptare, ndaj edhe bisedat rreth kësaj teme kanë qenë të shumta edhe mes lojtarëve. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, sulmuesi i përfaqësueses Shpresa ka shprehur gjithë indinjatën e tij për imazhin e keq që po i jepet Shqipërisë, duke theksuar ndërkaq se do të bëjë të pamundurën që të shkëlqejë me Spartën për t’u treguar të gjithëve anën tjetër të medaljes së shqiptarëve. “T’ju them të drejtën, edhe unë sot (dje) e kam marrë vesh si lajm dhe më vjen realisht keq që emri ynë, i Shqipërisë, përdoret më së shumti për keq. Sigurisht, ne si futbollistë nuk kemi arsye se përse të identifikohemi me të keqen, por nga ana tjetër nuk ndihemi mirë që në Europë flitet kryesisht negativisht për shqiptarët. Gjithsesi, unë kam ardhur te Sparta për të dhënë maksimumin e mundshëm dhe do bëj të pamundurën që në çdo ndeshje të jem protagonist dhe t’u tregoj të gjithëve anën tjetër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në skuadër e kanë komentuar si diçka negative dhe, për më tepër, ngaqë u zbulua në njëfarë mënyre nga presidenti ynë. Jua thashë, më vjen keq dhe inat që përmendemi vetëm negativisht. Nuk di ç’të them më shumë, pasi problematika e basteve është e ndjeshme kudo, jo vetëm në Çeki, por edhe në kampionate më prestigjioze të Europës”, shprehet Bala. Sulmuesi shkodran ka arritur që të jetë deciziv në të paktën dy ndeshje me Spartën, duke i dhënë 6 pikë ekipit. Hera e fundit që shënoi ishte në ndeshjen ndaj Hradec Kraloves, në të cilën Bala sigloi një gol trepikësh në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Si e trukon mafia shqiptare futbollin çek
“Panorama Sport” publikoi një ditë më parë një lajm shokues, i cili lidhte implikimin e shqiptarëve në trukimin e ndeshjeve të kampionatit çek të futbollit. Tri ditë më parë, presidenti i klubit të Spartës së Pragës, Daniel Kretinski, një biznesmen shumë i fuqishëm në vendin e tij, ka paraqitur në Federatë një dosje me të dhëna që, sipas tij, tregonin qartë se mafia shqiptare komandonte shumë ndeshje të futbollit çek, madje edhe ato të disa skuadrave elitare. Kjo gjë, sipas së përditshmes çeke “isport.cz”, bëhej e mundur nëpërmjet korruptimit me shifra të majme të gjyqtarëve vendas çekë. Kretinski ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarëve, menjëherë pas ndeshjes mes Viktoria Plzenit dhe Spartës së Pragës. Një ditë më pas ai ka depozituar dosjen në Federatë. Sipas një burimi anonim që ka folur për të përditshmen “isport.cz”, nuk janë vetëm gjyqtarët të korruptuar, pasi ata shpeshherë vepronin në bashkëpunim edhe me futbollistët.

EUROPA League/ Rezultatet
Grupi A

Udinese-Anzhi M.        1-1
Di Natale 90′/ L.Traore 45′
Joung Bojs-Liverpul    3-5
Nucolo 38′, Ojala 53′, G.Zarate 63′/ Ojala 4′ (autg), Uisdom 40′, Koates 67′, Shelvej 76′, 88′
Grupi B
Hapoel T.-At.Madrid    0-3
Rodriguez 37′, D.Kosta 40′, R.Garcia 63′
Vik.Plzen-Akademika    3-1
Hora 47′, Duris 58′, Rajtoral 80′/ Eduardo 19′
Grupi C
AEL Limasol-Mynshengladbah    0-0
Fenerbaçe-Marsej렠  2-2
Erkin 28′, Aleks 57′/ Valbuena 83′, Ajev 90+1′
Grupi D
Bordo-Klub Bryzh        4-0
Sané 13′, Goufran 27′, Engels 47′ (autg), Zhysi 63′
Maritimo-Njukastëll    0-0
Grupi E
FC Kopenhagen-Molde    2-1
Klaudemir 20′, Kornelius 74′/ P.Diouf 45′
Shtutgart-Steaua B.    2-2
Ibiseviç 5′, Niedermaier 85′/ Shipçiu 6′, Rusesku 80′ (p)
Grupi F
Dnipro D’petrovsk-PSV    2-0
Mateus 50′, Hutçinson 58′ (autg)
Napoli-AIK Stokholm    4-0
Vargas 6′, 46′, 69′, Xhemaili 90′
Grupi G
Rasing Genk-Videoton    3-0
Vosen 22′, Bufel 78′, Keulaer 90′
Sporting L.-Basel    0-0
Grupi H
Inter-Rubin Kazan    2-2
Livaja 39′, Nagatomo 90+2′/ Rjazantsev 17′, Rondon 84′
Partizan B.-FK Neftki    0-0
Grupi I
Bilbao-Ironi Kirjat    1-1
Laskurain 40′/ Roshet 14′
Lion-Sparta Prag렠  2-1
Gomis 59′, L.Lopez 62′/ Krejçi 77′
Grupi J
Maribor-Panathinaikos    3-0
Beriç 25′, Ibrahimi 62′, Tavaresh 88′ (p)
Totenham-Lacio    0-0
Grupi K
Leverkusen-Metalist    0-0
Rapid Vjenë-Rosenborg    1-2
Katzer 66′/ Eljounousi 19′, Dosin 60′
Grupi L
FC Tuente-Hanover    2-2
V.Jansen 7′, Çadli 54′/ Sobiesh 67′, Visgerhof 73′ (autg)
Levante-Helsingborg    1-0
J.Garsia 40′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›