Frike per semundje te rinjte tani marredhenie te mbrojtura

Studimi u shtri ne tri kampuse universitare perkatesisht ne Tirane Vlore dhe Elbasan. Te rinjte u pyeten per njohjen dhe perdorimin e metodave kontraceptive
Te rinjte grupmosha me e rrezikuar per te rene pre e semundjeve seksualisht te transmetueshme duket se jane bere te ndergjegjshem per kete rrezik pasi studimet e fundit tregojne per shtim te njohurive te tyre duke kryer marredhenie seksuale te mbrojtura. Studimi i kryer nga USAID-i tregon perkatesisht se te rinjte ne Tirane Vlore dhe Elbasan kane rritur njohurite e tyre duke perdorur metoda kontraceptive moderne.
Studimi
Studimi u shtri ne tri kampuse universitare perkatesisht ne Tirane Vlore dhe Elbasan. Te rinjte u pyeten per njohjen dhe perdorimin e metodave kontraceptive. Pergjigjet e te rinjve ne vendet e nderhyrjes treguan nje rritje te ndjeshme rreth 1.7 here ne perdorimin e metodave kontraceptive moderne nga 31 per qind tek studimi fillestar. Po keshtu me shume se 8 per qind e femrave raportuan se perdornin edhe metoda kontraceptive moderne ne menyre simultane. Ky studim vleresues gjeti se ekspozimi ndaj programit te edukimit bashkemoshatar ka ndikuar ndjeshem perdorimin e metodave moderne kontraceptive. Nje tjeter gje e evidentuar eshte se pranimi i ketyre metodave nga meshkujt eshte nje faktor i domosdoshem i rendesishem dhe ndikues ne promocionin dhe praktikat e planifikimit familjar.
Sjellja
Nje studim i fundit USAID-it dhe programi C-Change ne disa qendra shendetesore ne Tirane Elbasan Korce nxjerr ne pah se 85 e cifteve shkojne atje per te vizituar femijen dhe vetem 15 kerkojne keshillim per metodat kontraceptive. Por ajo cka vihet re eshte rritja e ndergjegjesimit te te rinjve per perdorimin e metodave kontraceptive si dhe roli i medias ne dhenien e informacionit. Nje studim i kryer ne konviktet e Tiranes Vlores dhe Elbasanit ka treguar se mbi 98 e femrave jane te informuar per metodat kontraceptive moderne. Sipas studimit te kryer farmacisti rezulton te jete personi i besuar qe te rinjte preferojne te marrin informacion ne lidhje me metodat moderne kontraceptive qe mund te perdorin.
Kontraceptivet
Ne Shqiperi ofrohen kontraceptive per meshkuj dhe kontraceptive per femra. Kontraceptivet qe ofrohet per meshkuj jane prezervativi dhe sterilizimi kirurgjikal. Prezervativi eshte nje metode thjeshte per tu perdorur. Prezervativi eshte e vetmja metode kontraceptive qe te mbron njekohesisht nga shtatzenite e padeshiruara dhe nga infeksionet seksualisht te transmetueshme. Njihet me emra te ndryshem si kondom profilaktik kapuc llastik etj. Ndersa sterilizimi kirurgjikal mashkullor eshte nje procedure e thjeshte e cila realizohet vetem ne maternitete dhe kryhet nga mjeke specialiste obsteter-gjinekolog. Kontraceptivet per femra jane pilulat injeksioni sterilja DIU dhe sterilizimi kirurgjikal femeror.