Timo Flloko Miller me ben serioz
Nje drame e fuqishme qe eshte ngjitur ne skenat me prestigjioze te botes Shtrigat e Salemit do te sfidoje sonte ne mbremje publikun shqiptar mbi nje ceshtje ekzistencialiste ate te mbijeteses duke marre spunto nga gjyqi i te ashtuquajturave shtriga. Regjisori Spiro Duni dhe kasti i perzgjedhur i aktoreve Timo Flloko Eva Alikaj Elia Zaharia Fatos Sela Neritan Licaj Vasjan Lami Naun Shundi etj. me pjesemarrjen e Drita Pelingut e cila kohe me pare shpalli divorcin me teatrin do te risjellin ne vemendje te tmerrshmet fushata kunder magjive dhe magjistareve dhe ku per nje akuze te ketille perfundoje ne litar. Sipas Dunit Shtrigat e Salemit nuk eshte thjesht rrefim per nje gjyq por ngerthen ne vetvete shume linja problemesh ku ai qe u qendron te gjitha koherave eshte raporti mes individit dhe pushtetit jane perpjekjet ne te gjitha koherat per tu identifikuar dhe per te mbijetuar ne nje bote e cila i rrafshon vlerat individuale. Kjo drame do te riktheje edhe Timo Fllokon i cili per here te fundit ne Teater eshte shfaqur nen petkat e Edi Karbone personazhi i Pamje nga Ura e shkruar po nga Miller. E pyetur ne lidhje me kete koincidence Flloko tha thjesht Pamje nga ura dhe Shtrigat e Salemit bejne pjese te teatri serioz. Ngjarjet zhvillohen ne shek. XVII ne Masacusets vitet 1692-lsquo93 ku zien fushata kunder magjive dhe magjistareve dhe ku per nje akuze te ketille perfundoje ne litar. Autori e shkroi kete drame si nje alegori per MekKartizmin Mcarthyism- sulme demagogjike me sfond politik dhe patriotik qe asokohe ne USA beheshin ndaj komunisteve. Kur u shfaq per here te pare ne Beck Theatre ne Brodeay me 22 janar te vitit 1952 drama nuk pati shume jehone por me kalimin e viteve suksesi i saj qe i madh.
Jeni vetem pak ore para premieres. Cilat jane ndjesite e ketyre momenteve
Ne jemi perpjekur per te dhene maksimumin por neser sot do ta gjykoje spektatori ne premiere sepse perpara ke publikun profesional i cili eshte publiku me i veshtire sigurisht. Para shfaqjes premiere eshte i natyrshem sforcimi pergjegjesia per te matur pulsin e shfaqjes etj. Per me teper mendoj se suksesi nuk projektohet dot ate mund ta parashikosh duke pasur parasysh qe eshte nje veper e te madhit Arthur Miller nje trupe dhe nje regjisor tashme i afirmuar i teatrit tone i cili ka bere nje pune serioze. Por duhet te dini se roli perfeksionohet edhe gjate shfaqjeve pasi nuk mjaftojne vetem provat apo premiera per pervetesimin e tij. Une kam punuar fort jam i qarte ne ate cfare me karakterizon si karakter por do te shohim si do te reagoje publiku.
Serish me nje personazh te dramaturgut te shquar Arthur Miller. Cndryshim ka Xhon Proktor ne raport me Edi Karbone
Edi Karbone eshte nje emigrant italian me te gjitha karakteristikat dhe tiparet te nje mesdhetari me dinamik ne veprimet e tij me nje mentalitet sigurisht mesdhetar me ekspresiv ne te gjitha pikepamjet dhe me ato ndjesite e trazueshme te tij. Ndersa ne Xhon Prokter i Shtrigat e Salemit eshte i qarte ne veprimet dhe kthesat qe merr eshte karakter me dramatik pasi lufton per nje ceshtje me te madhe per personalitetin njerezor. Nderkohe Edi Karbone bie ne kurthin e vetes ne ndjesite e trazuara te personalitetit qe edhe ai vete nuk i kupton. Xhon Prokteri perpiqet qe ate vrull pasionant qe ka ndaj Abigaeles dhe flirtit qe ben me te ta mposhte dhe ta drejtoje ne dashurine ndaj gruas dhe te familjes. Ky eshte ndryshimi midis dy personazheve te veprave te Millerit. Si aktor me eshte dashur te krijoj kesaj radhe nje karakter me nje psikologji krejt ndryshe. Mbaj mend qe kur u shfaq Pamje nga Ura ne shtyp u shkrua se Flloko leviz shume ne skene dhe ben shume gjestikulacione. Duhet te kuptoni qe Edi Karbone eshte mesdhetar ndaj ne skene une nuk levizja sepse doja une por sepse ishte i tille karakteri ndersa ne rastin e Prokter detyrimisht qendroj me shume ne kembe pasi ai eshte nje personazh me i qete dhe i sigurt.
Sa e veshtire ka qene ta beni tuajin kete karakter
Gjithmone aktori e ka te veshtire ta gjeje karakterin e rolit pasi shkon aktori tek karakteri nuk vjen personazhi te ai. Normalisht qe e kam pasur te veshtire por duke ecur ne pune me te gjate provave dhe gjate shfaqjeve kam perftuar elementet e karakterit dhe te psikologjise se tij.
Perballja me tundimin si vjen ne kete veper
Ne kete veper tundimi eshte i realizuar. Xhon Prokteri eshte i ndergjegjshem per mekatin qe ka bere dhe perpiqet ta kaloje kete gje me forcen e vullnetit te tij.
Keni interpretuar perkrah Eva Alikajt ne ekran por jo ne teater. Cmund te thoni rreth punes me te
Po eshte hera e pare qe luaj perkrah Eves. Eva Alikaj eshte nje aktore me nje ndjeshmeri te larte me nje loje realiste e thjeshte ne komunikim sfidonte si partnere. Jemi perpjekur qe te harmonizojme nje komunikim brenda karaktereve qe te jete i vertete dhe i besueshem.
Ne kete moment te karrieres suaj sa sfidues eshte ky rol pra a eshte ai personazh qe ju do kerkonit qe ju pershtatet me stadin ku ndodheni artistikisht
Cdo rol eshte sfidues per aktorin qe e interpreton. Cdo personazh eshte dhe mbetet sfide ndaj te shikojme te kapercejme te nesermen sepse e nesermja eshte dita e gjykimit. Shpresoj qe spektatori ta mireprese dhe ta pelqeje shfaqjen.
Ju riktheheni ne TK pas Pamje nga ura. Ka kaluar pak kohe apo jo
Trajektorja ime nuk eshte shume e shpeshte ne sjelljen e skenes teatrale sigurisht kam qene selektiv kam dashur te bej dramaturgji dhe role qe mendoj se mund tu pershtatem dhe ti realizoj.
Ky rikthim a do te thote se tanime do jeni me afert teatrit
Publikun shqiptar e dua sepse me do. Nuk mund ta percaktoj dot kete qe me pyesni pra nese do te shfaqem me shume por ky eshte nje rol qe i shtohet galerise sime si aktor.
Ju kemi pare kryesisht te rolet dramatike. Ka qene kjo zgjedhja juaj apo e regjisoreve
Jo kam qejf te bej edhe role komike. Ka nje prirje te tille timen ndaj ketyre roleve. Por shikoni cdo rol dramatik ka elemente komike. Edhe te Edi Karbone ka nje prerje qesharake edhe te karakteri i vet edhe te marrezite qe thote apo ben hera heres. Xhon Proktor i ka me te pakta sepse nuk vendoset ne ato situata por cdo rol dramatik ka komiken e vet por nuk perjashtohet as e kunderta.