Mekanizmi si perftohej kokaina e tretur ne vajin e palmes ne fabriken e embelsirave

Lirohet cifti maqedonas dhe biznesmeni i embelsirave. Policia priten arrestime ne vende te tjera
Nje dite pas operacionit te bujshem te policise shqiptare per sekuestrimin e 200 kg kokaine te tretur ne vajin e palmes qe sherben per prodhimin e embelsirave burime nga organi i akuzes kane hedhur drite ne lidhje me mekanizmin se si sasia e madhe e kokaines perftohej nga vaji i palmes ku ishte holluar dhe fshehur. Sipas te dhenave gjate dites se djeshme mesohet se e gjithe kjo do te mund te arrihej nepermjet disa formulave te cilat perfshijne zierjen e vajit si dhe me pas perftimin e saj nepermjet acidit sulfurik te holluar dhe klorurit te kalciumit ose sic njihen zakonisht si thares. Nepermjet kesaj formule mendohet se kokaina e perftuar do te kishte vetem nje humbje prej 10 ne cdo kilogram te sajin. Nderkohe qe po dje vetem 1 prej 4 te shoqeruarve te superaksionit te policise te se martes ne mbremje ndodhet ende ne qelite e paraburgimit ndersa 3 te tjeret jane lene te lire. Nje gje e tille eshte pohuar nje dite me pare nga burime te policise shqiptare sipas te cilave behet fjale per shtetasin Dhori Himon emri i te cilit figuronte i regjistruar si ne pronesi te kontejnerit transportues te vajit te palmes. Te dhena nga prokuroria kane bere me dije gjithashtu se ende po vijojne hetimet per sasine rekord prej 200 kg te kokaines te kapur ne afersi te Gjirokastres dhe per kete ne bashkepunim edhe me strukturat policore te huaja priten arrestime te tjera.
Zhvillimi i operacionit per bllokimin e lendes narkotike eshte bere ne baze te autorizimit te prokurorit te Pergjithshem per lejimin e metodave te posacme te dorezimit te kontrolluar bazuar edhe ne kerkesen e institucioneve te tjera te huaja homologe. Prokuroria sqaron se ekzistonin te dhena per transportimin ne territorin shqiptar te nje sasie lende narkotike e llojit kokaine e nisur nga Kolumbia. Sasia prej 200 kilogramesh e kokaines mesohet se ka kryer itinerarin e gjate Kolumbi-Spanje-Belgjike-Austri-Slloveni-Kroaci-Maqedoni per te kaluar me pas ne destinacionin final ne Gjirokaster. Sipas te dhenave te deritanishme aty gjendeshin edhe mjetet e duhura per te bere te mundur filtrimin e kokaines nga vaji i palmave dhe sipas te dhenave te hetimit nderkombetar nderkohe qe mendohet se ne keta bidone jane transportuar plot 200 kg kokaine. Oficeret belge qe kane dhene edhe detajet e rrugetimit te lendes kane njoftuar homologet shqiptare te Antidroges se personi prites ishte nje biznesmen i fuqishem ne Gjirokaster dhe se kokaina do te nxirrej pikerisht nga bidonet e vajit te palmes te blere ne Spanje. Sipas te dhenave nga organi i akuzes procedimi penal per kete linje te dyshuar trafiku droge nisi qe me 19 mars pas sinjalizimit te policise belge. Mes te shoqeruarve te se martes mesohet se ka qene edhe biznesmeni i njohur i produkteve ushqimore Kristaq Kotro dhe administratoret e shoqerive te tij. Pasi jane marre ne pyetje per disa ore prokuroria ka liruar ciftin maqedonas qe kishte rolin e shoferit dhe biznesmenet duke ndaluar vetem Dhori Himon pasi sipas te dhenave ne emer te ketij te fundit ishte edhe kontejneri qe transportonte vajin e palmes.
Nga te dhenat e prokurorise te marten ne mbremje u mesua se zhvillimi i operacionit per bllokimin e lendes narkotike eshte bere ne baze te autorizimit te prokurorit te Pergjithshem per lejimin e metodave te posacme te dorezimit te kontrolluar bazuar dhe ne kerkesen e institucioneve te tjera te huaja homologe. Gjithashtu organi qendror i akuzes sqaroi se ne baze te informacioneve te marra ekzistonin te dhena per transportimin ne territorin shqiptar te nje sasie lende narkotike e llojit kokaine e nisur nga Kolumbia. Itinerari qe ka ndjekur kjo dergese ka qene Kolumbi-Spanje-Belgjike-Austri-Slloveni-Kroaci-Serbi-Maqedoni-Shqiperi. Pas kryerjes se ketij operacioni te koordinuar u be e mundur te bllokohet ne qytetin e Gjirokastres nje kamion me targa maqedonase KU 190 CF dhe KU 590 CE ne kontejnerin e te cilit ka qene e ngarkuar nje sasi vaji palmash ku dyshohet se eshte tretur nje sasi lende narkotike e llojit kokaine. Sipas informacioneve paraprake sasia e kokaines se tretur llogaritet te jete 200 kilograme.