From Iba With Love!
Një martesë pa Lekën,, një javë pa Murinjon dhe një përurim pa Lulin. Edhe shtatë ditë të tjera plot me legena e lojë pa top. Në pritje të javës së fundit, kur maskarenjtë në shumicë do ndeshen me pakicën (jo pa maskarenj), në garë për të fituar kohën. Kohë tonë, të maskarenjve që harrojnë
U trishtova se shumë prej kanaleve televizive, në vend të jepnin martesën e Uilliam, jepnin fishekzjarret në Ibë, ku buzëqeshte si dement një kandidat I metropolit të juglindjes, por ku pranë Babës mungonte buzëqeshja amerikane e kandidatit të Tiranës.
Sokol Balla
Dy herë më janë mbushur sytë me lot këtë fushatë. E para, ku gruaja e Aleks Nikës doli të fliste në mitingun hapës të PS në Pallatin e Kongreseve. Sesi mu duk që në Shqipëri dy palë ende ndeshen me njëra-tjetrën në një garë elektorale, kur njëra palë, e ka vrarë tjetrën vetëm dy muaj më parë. Zgjidhja mund të ishte më e thjeshtë. Ose pala që vrau, të vriste e të burgoste ca të tjerë, ose pala që u vra nejse, vetëm kjo parodia elektorale të mos ishte, se është e shpifur, e mbushur me buzeqeshje hipokrite dhe programe të pakuptueshme, ku njëra palë bën sikur mendon për qytetarin dhe pala tjetër bën sikur nuk ka përpara tyre një vrasës.
Herë e dytë që desh mu mbushën sytë me lot, ishte ceremonia përrallore e martesës së Princit Uilliam. Një kryevepër protokollare dhe televizive këtu ishte dora e BBC ajo arriti të ndërthurte, pasurinë, me thjeshtësinë, ndjenjën me detyrën ndaj monarkisë, respektin për rangjet e larta dhe dashurinë e popullit të thjeshtë. Po nuk ishte kjo që më emocionoi. Ose më saktë më dëshpëroi. As mungesa e Lekës në Uestminster Abbey. Ishte se ndërkohë lexova një mesazh që më fliste sesi një ndërkombëtar I gjatë mbështeste vendimin e KQZ për vulat rezervë. Sesi një tjetër ambasador takohej me gjysmën e KQZ, ndërsa jashtë mijëra vetë protestonin për votën e lirë.
Ishte se ndërsa shihja BBC dhe martesën e shekullit, dëgjoja thashethemet e radhës sesi po printoheshin karta identiteti aty ku duhet të prodhohen patenta dhe sesi një opozitar lavdërohej se tashmë kishin edhe një xhirim aty që e kishin blerë tre mijë euro.
Shikoja BBC, kunatën e hajthme të Princit Uilliam nën një fustan drithërues dhe trishtohesha kur më thonin se kanë marrë një info se Poni, pavarësisht kolesterolit të rritur, është mjaft I qetë këto ditë dhe I kënaqur se detyrat janë përmbushur. Dhe pyesja me vete: pse akoma kemi dilemë pse Leka nuk është sot në Londër?
Ndoshta shumë vetë kur panë martesën e shekullit mund të thonë: po pse rrimë akoma në Shqipërinë e mashtruesve, legenave, spekulantëve që shfaqen herë si tregtarë votash të tregut [am, herë si specialistët që bëjnë fushatën e Berluskonit. Herë si burra shteti, e herë si ndezësa zjarrëfikësish në Ibë.
U trishtova akoma kur pashë se shumë prej kanaleve televizive, në vend të jepnin martesën, jepnin fishekzjarret në Ibë, ku buzëqeshte si dement një kandidat I metropolit të juglindjes, por ku pranë Babës mungonte buzëqeshja amerikane e kandidatit të Tiranës.
Trishtohem kur lexoj se qenka sexy të jesh me opozitën locale, por qenka inkoherente të kërkosh që një vrasës të heqë posterat, ose se paku buzëqeshjen nga fushata. Më thanë se nuk e pashë se dy të llojit tim ishin përplasur dhe njëri e quante tjetrin punëtorin e madh të një rroge të vogël. Ai që e akuzonte ishte punëtori I vogël I një rroge të madhe. Të dy marrin rrogën në të njëjtën bordero. Boh!
Ishte një javë e trishtuar. Jo thjesht se humbi Reali dhe The Special One u nxorr me të kuqe. Por sepse unë urrej Barcelonën. Si ka mundësi që ekipi me lojtarët më të mirë të globit, që kanë botën nën këmbët e tyre, kanë shpikur futbollin më të shpifur në botë, atë që nuk luan me topin por e fsheh atë?
Në fakt, kjo që po jetojmë, është koha e lojës pa top. Një luftë e [uditshme ku palët nuk komunikojnë, dhe si në Luftën e Yjeve thjesht I janë future garës së Armatimit, për tI paraprirë kundërshtarit në lëvizjen e radhës. (E ndërkohë u trishtova prapë kur lexova një spiun shkrimtar, që përdor alibinë e një rrëfimi final të një super kolegu, për të rinisur karrierën e tij politike, duke vjellë diare mbi opozitën.)
Dikush thotë që po jetojmë kohën e maskarenjve. Pavarësisht trishtimit, shpresoj ende se thjesht kemi fatin e zi të njohim nga afër më maskarenjtë e kohës. Se maskarenj do të ketë gjithmonë, në [do kohë. Vetëm nuk duhet tI harrojmë asnjëherë kush janë! E aq më pak tI lëmë të përvetësojnë Kohën Tonë!
(E ndërkohë u trishtova prapë. Në tavolinë më ishte ulur një maskara. Por u kujtova për të, vetëm kur mu [ua nga tavolina, por biseda me të ndërkohë, më kishte pëlqyer).
Nuk është koha e maskarenjve. Maskarenjtë jemi ne. Që harrojmë.
