Parajsa SALI: 65% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 40% të ushqimit ditor
kledianlula@yahoo.com
Nuk ndodh në asnjë vend të botës, madje as në vendet me popuj të tejshtypur me diktatura, që kryeministri me qeverisjen e vet, pasi e ka çuar popullin në rekord varfërie, të dalë e të deklarojë se ka jetë me mirëqenie të lartë. Edhe Mubarak, Ben Ali e Gedaf, pranuan që popujt e tyre po vuajnë ekonomikisht. Ndërsa Gedafi ynë SALI, edhe pse populli po vdes urie, ka 6 vjet që del e bën deklarime sa qesharake, aq edhe psiko-delirante, duke thënë se shqiptarët jetojnë më mirë në të gjithë botën! Që shqiptarët janë rekord në botë kjo dihet, veçse jo në drejtim të mirëqenies e zhvillimit ekonomik. Shqiptarët janë rekord, që po durojnë dhunën administrative, policore, ekonomike e shoqërore që po ushtron kjo qeveri hajdute. Që po zhvaten e denigrohen nga ky pushtet kriminal, nga kjo qeverisje-bandë vrasësish, nga ky kryeministër pirat e kryebandit. Kur u vranë 26 skllevërit e Gërdecit prej mafies së tij ekonomike familjare e qeveritare, SALI ZULLUMI doli dhe tha: Shqiptarët janë populli i vetëm në Europë për sasinë dhe cilësinë e ushqimit! Kur filluan të vetëvriteshin shqiptarët nga varfëria ekstreme për bukën e gojës, SALIU doli e tha: Unë jam SALI BOLLËKU i viteve 1992-1997, pra i mynxyrës kriminale, kur shqiptarëve u ofroi ekonominë dhe llogarinë familjare ZERO, me hajdutërinë e piramidave SALI-SUDE. Kur banda e tij qeverisëse vrau 4 demonstrues buke në bulevard, SALIU doli e tha: Vitet 2005-2011 janë vitet e SALI PARAJSËS. Një demagogji e tillë, tipike komuniste ka zënë vend në trurin deformuar të SALIUT, jo se ai beson mashtrimet që thotë, por sepse nëpërmjet tyre kërkon të sundoj në pushtet edhe pse e ka çuar vendin e popullin në humnerë social-ekonomike.
65% e shqiptarëve, sigurojnë vetëm 40% të ushqimit jetik ditor
Të gjithë vendimet dhe ligjet e pushtetit SALI për (gjoja) mirëqenien e popullit, janë dëshmia më e plotë e mashtrimeve dhe demagogjisë së kryeministrit SALI, për rekordin e rritjes ekonomike dhe për jetë luksi të popullit. Në 6 vitet e pushtetit, pra deri sot që SALIU ka marrë rrugët e malet e Shqipërisë dhe po bilbilos duke mashtruar shqiptarët për parajsë social-ekonomike, janë miratuar 137 vendime, ligje e amendime që kanë lidhje direkte e indirekte, me ndërhyrjet në problemet sociale të popullatës. Po të ballafaqosh këto vendime e ligje me ndikimin real në jetën e shqiptarëve, për më tepër me demagogjinë e gramafon kryeministrit SALI, konstaton se politikat sociale të pushtet-kusarëve SALI, janë një ferexhe demagogjike e qeverisë, për të mbuluar varfërinë ekstreme ku ky pushtet ka zhytur shqiptarët. Ndërhyrjet ligjore e vendim-marrëse sociale-ekonomike të pushtetit SALI, janë mbështetje dhe rritje financiare thërrime. Jetesa e shqiptarëve është në pikën fundore të mbijetesës. Për të parë luksin ekonomik në të cilin jetojnë shqiptarët sot në maj 2011, kur kryeministri SALI kapardiset, çirret e ngjiret me fjalime, duke thënë se Shqipëria është rekord i mirëqenies popullore në botë, po përmendim 5 tregues nga kjo jetë:
1. Afro 65% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 40% të ushqimit të domosdoshëm jetik ditor.
2. Afro 20% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 35% të ushqimit të domosdoshëm minimal ditor.
3. Afro 15% e shqiptarëve jetojnë me lypje dhe sigurojnë vetëm 30% të ushqimin të domosdoshëm ditor.
4. Afro 10% e familjeve shqiptare sigurojnë 70% të ushqimit minimal jetik ditor, duke përdorur fëmijët 1-13 vjeç për lypje e punë rruge.
5. Afro 75% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 25% të kalorive të nevojshme ushqimore ditore.
Sipas kësaj tabele varfërie në lidhje me sasinë dhe cilësinë e ushqimit, Organizata Botërore e Ushqimit ka përcaktuar se shqiptarët janë populli që ushqehet nën nivelin e standardit të lejueshëm botëror. Sipas tabelës klasifikuese, në Somali afro 80% e popullatës arrin të sigurojë 75% të ushqimit të domosdoshëm jetik ditor. Në Ugandë, 73% e popullsisë arrin të sigurojnë 78% të ushqimit jetik ditor. Ndërsa në mes të Europës, në një vend anëtar të NATO, në Shqipërinë e komanduar nga SALI PARAJSA, rezulton ky mjerim: 65% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 40% të ushqimit jetik ditor me 25% të kalorive të domosdoshme. Pra, ushqehen vetëm 1.3 herë në ditë.
Pushteti SALI, inkuizicion social me pensione lëmoshë
Edhe pse kryeministri SALI PARAJSA deklaroi në vitin 2005 e në vitin 2009 se do të 2-3 fishonte pagat e pensionet, jo vetëm që nuk i rriti ato, por i tjetërsoi në letra pa vlerë, pa fuqi blerëse për të përballuar as jetesën minimale. Sipas shifrave SALI pensionet janë rritur 2 herë. Po sa janë rritur realisht? Masa e plotë e rritjes së tyre fizike është vetëm 22% për pensionet mesatare dhe 45% për pensionet minimale, duke bërë vetëm fiksimin e pensionit minimal në masën 10 mijë lekë. Në Shqipëri nuk ka as dyfishim dhe as trefishim pensionesh. Se çfarë jetë luksi mund të bëjë një i moshuar me 10 mijë lekë pension, ose qoftë edhe më 15 mijë e 20 mijë lekë pension, këtë e dinë vetëm fjalimet dhe shifrat e kryeministrit SALI. Janë 580 mijë pensionistë pleqërie, të cilët po përballen me inkuizicionin më të ashpër social ekonomik prej pushtetit SALI nëpërmjet pensioneve lëmoshë. Të gjithë kategoritë e pensionistëve, gjenden në vështirësi për të përballuar mbijetesën e tyre. Pensionet nuk kanë fuqinë reale, për të mbuluar gjithë shpenzimet e nevojshme, madje as ato më minimale. E ndërsa pushteti SALI, deklaron me bujë se po rrit pensionet, nga ana tjetër lejon monopolet e pushtet-familjes së tij, që të rritin çmimet me 5-10 herë më tepër se rritja e pensioneve. Dy herë që pensionet janë rritur me nga 10-15%, shërbimet publike dhe treg-monopolet e pushtetit SALI kanë rritur 40% energjinë elektrike, 100% karburantet, 30% shërbimet telefonike, 25% shërbimet postare, 100% produktet ushqimore, ilaçet, librat shkollor, taksat e makinave, tarifat e udhëtimit e deri tek çmimi i bukës thatë. Tabela përballuese e konsumit të një pensioni dihet se cila është, por ne po ia kujtojmë edhe njëherë kryeministrit SALI: Me pensionin mujor që jep qeveria, një pensionist mund të përballoj vetëm 8 ditë jetesë minimale. Sipas një testimi të bërë, rezulton se 35% të pensionit e ha farmacia, 27% e ha higjiena, ndërsa 38% mbetet për ushqim e shërbime konsumatore si energji, kafe, ujë, udhëtim, veshje, telefon, raste familjare etj.
Paga minimale, sa 70% e telefonit të ministrit
Sa herë që SALIU premton, dihet që mashtron. Sa herë që SALIU uluret për rritje pagash, dihet që gënjen. Edhe pse e di që shqiptarët nuk e besojnë më, SALIU vazhdon të bëj demagogji se pagat janë rritur 2 herë. Po sa janë pagat realisht? Po përmendim dy raste: Prej mëse 1 muaji, në Lezhë janë ngritur në protestë social-ekonomike afro 700 punëtorë të një fabrike konservash peshku, mbasi kanë paga tepër të ulëta. Dje në Krujë, iu vendos dryni një fabrike këpucësh, mbasi 500 punëtorë u ngritën në protestë për pagat tepër të ulëta që u jep punëdhënësi. Këto paga HIÇ që kanë ngritur punonjësit në protestë, janë në masën 15-17 mijë lekë, pra edhe 2400-4400 lekë më të ulëta se sa paga minimale lëmoshë e miratuar ligjërisht nga pushteti demagogjik SALI. Këta agallarë fabrikash e qendrash prodhimi jo vetëm në Lezhë e Krujë, por në të gjithë vendin, punësojnë punëtorët si të duan, i paguajnë sa të duan, si të duan dhe kur të duan. Përballë këtyre pagave e punësimeve e shfrytëzimi model skllavërie, qëndron si statujë pushteti SALI, i cili bëhet dhe është ortak në këto qëndrime me rezultat pagat lëm
