Percahet PD ne Shkoder thirrje per te votuar kandidatin e pavarur

PD ne Shkoder ka deklaruar zyrtarisht mbeshtetjen e saj per kandidatin e pavarur te komunes Berdice Besnik Tahiri . Ne nje deklarate zyrtare te PD ne Shkoder zedhenesi i saj Aleksander Marleci ka deklaruar se PD mbeshtet kandidatin e pavarur Besnik Tahiri pasi kandidati Qamil Xhurreta ka tradhetuar interesat e aleances per qytetarin dhe te PD duke i sherbyer interesave personale te atyre qe nuk kane asgje te perbashket me aleancen tone ka shperfillur interesat e strukturave te PD keshillit te komunes dhe komunitetit qe ka punuar me devocion ka theksuar Marleci .Qamil Xhurreta eshte kandidati i aleances per qytetarin ne komunen Berdice si perfaqesues i PR ndersa ka dy mandate qe e drejton kete komune dhe garon per mandatin e trete.Kandidimi i tij edhe ne mandatin e kaluar pati sjelle probleme pasi PD nuk ishte dakort madje PR dhe drejtuesit e saj vendore ne Shkoder paten bere deklarata zyrtare paralajmeruese per prishjen e koolicionit ne rast se nuk do kandidohej Xhurreta duke rikujtuar 1996 ku mosmarreveshjet mes PD dhe partive te tjera te djathta ne Shkoder cuan ne marrjen e kreut te bashkise ngaketo parti e jo nga PD.
Edhe para kater vitesh Besnik Tahiri nje na themeluesit e PD ne Berdice kandidoi si i pavarur por pa mundur te fitoje pasi Xhurreta ishte kandidati zyrtar i se djathtes. PD dhe pse nuk e pelqente u detyrua ta pranoje ndersa mbeshtetja e saj shkoi per nje tjeter kandidat te pavarur ne Nenshkoder me potencial qe dhe fitoi. Para publikimit te kandidaturve per zgjedhjet e 8 majit Xhurreta u perfol se nuk do kandidohej pasi kete as PR ne Shkoder nuk e kishte per zemer kandidimin e tij. Strukturat e PD ne Berdice kane propozuar Besnik Tahirin por koalicioni me PR beri qe dhe kete here propozimet e demokrateve te mos merreshin parasysh.Aleanca per Qytetarin zgjodhi Xhurreten per kandidat te saj ne Berdice.Para 10 ditesh deputete te PD ne Shkoder dolen hapur ne mbeshtetje te kandidatit te pavarur Besnik Tahiri dhe kjo shkatoi reagimin e Xhurretes i cili publikisht por dhe gjate fushates se tij deklaron se ai eshte kandadati i djathte me mbleshtetjen dhe firmen e Berishes .
Gjithashtu ne spotet publicitare Xhurreta paraqitet ne krah te Berishes e Topallit por ne aktivitete qe i perkasin para vitit 2009 ku ne fushaten per zgjedhjet politike Xhurreta mungonte ne cdo aktivitet te PD dhe koalicionit te saj ku bente pjese dhe PR e Xhurretes . Gjate turit prezantues te kandidateve per krere komunash ne zonen e Nenshkodres kryetarja e paralamentit Jozefina Topalli nuk u ndal vetem ne komunen e Berdices duke anashkaluar pranine e saj ne prezantimin e Xhurretes .
Te shtunen ne takimin e PR ne Shkoder kreu i saj Fatmir Mediu beri thirrje per mbeshtetje te Xhurretes pasi sipas tij nuk duhej te kishte percarje ne koalicion . Por megjithate PD ne Shkoder vazhdoi te mbeshtese te pavarurin Besnik Tahiri dhe te marten PD e bere publikisht zyrtare kete mbeshtetje duke i bere thirrje banoreve te kesaj komune per te votuar Besnik Tahirin dhe PD .