E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat publikojnë foton e Bin Laden pas vdekjes

Mediat amerikane duke cituar zyrtarë të administratës, kanë raportuar mbi ekzistencën e fotove të Osama bin Ladenit, pas vrasjes, por që ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me publikimin ose jo të tyre.

Portali italian La Stampa, ka botuar pasditen e sotme një foto ku mendohet se paraqitet Osama bin Laden pasi është qëlluar nga forcat speciale amerikane.

Fotoja është publikuar në internet, nga hakerat e quajtur Anonymous dhe që më pas është përcjellë edhe në rrjetet sociale. Autenticiteti i fotos ende nuk është konfirmuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›