“Mania” e Flik për të rinjtë po dërgon Barçën B në Kategorinë e Katërt

“La Masia” është më shumë se një institucion, por për momentin e ka vështirë që të furnizojë dy skuadra për të qenë në majën e kategorive respektive.
Kështu në javët e fundit Barça B po vuan shumë sa u përket rezultateve në fushë pasi shumë talente të ekipit janë grumbulluar nga Hansi Flik në skuadrën e të rriturve, e cila nga ana e saj u godit gjatë këtyre muajve prej dëmtimeve të shumta.
Ky fakt është reflektuar në fushë pasi Barcelona e Flik po “fluturon” në La Liga ndërsa ekipi i drejtuar nga Sergi Milà është në vendin e fundit (20) pasi në 29 takime ka grumbulluar vetëm 27 pikë.