Toponimet, Athina premton bashkëpunim për zgjidhje serioze
Ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.
Ambasadori shqiptar tha për News24 se takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, në frymë bashkëpunuese dhe konstruktive.
Dervishi pohoi se gjatë këtij takimi u diskutuan cështje me rëndësi dy palëshe. Sipas tij, kryediplomati grek ka theksuar se problemet e krijuara artificialisht duhet të zgjidhen duke shtuar kontaktet.
Lidhur me problemet e shkaktuara nga shkrimi i toponimeve greke në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, Venizelos ka premtuar që stafi i tij do të hyjë në kontakt të menjëhershëm me autoritetet e Ministrisë së Jashtme për ta zgjidhur këtë cështje, e cila sipas ambasadorit tonë në Greqi, fatkeqësisht po penalizon fëmijët. Ambasadori shqiptar Dervishi i ka ofruar ministrit grek angazhim të plotë për zgjidhjen e problemit si në afat të shkurtër ashtu edhe në mënyrë përfundimtare.
Lidhur me marrëveshjen për kufijtë detarë, Venizelos ka deklaruar se duhet të gjendet zgjidhje me frymë pozitive dhe vetëm nëpërmjet kontakteve. Ai ka theksuar se problemet nuk duhet të trajtohen bazuar në retorika të panevojshme.
Ndërkaq zëvëndëskryeministri grek dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Venizelos ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e delegacionit zyrtar, gjatë vizitës që presidenti i Greqisë Karolos Papulias do të zhvillojë në Shqipëri në datat 5-6 nëntor, vizitë që sic u shpreh do të krijojë hapësira të reja në marrëdhëniet dy palëshe.
Nëpërmjet ambasadorit shqiptar, Venizelos fton Ramën të vizitojë Greqinë para marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë.
(Balkanweb)