E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fryme e re rinore apo klon i politikes aktuale

Ne do te mbrojme dinjitetin kombetar dhe do te kontribuojme ne krijimin apo forcimin e imazhit pozitiv te Shqiperise ne arenen nderkombetare. Ne do te ndertojme politika te reja te cilat do te cojne ne zhvillimin e vendit.

Kete sinteze jep Anisa Hysa senatore e Kuvendit Rinor shqiptar qe e zhgenjyer nga kaosi politik social apo i gjithanshem ne Shqiperi ka vendosur te luaje nje rol aktiv ne vendimmarrje.

Ndertimi i nje Shqiperie te zhvilluar ku te zbatohet ligji dhe kushtetuta ku vepron forca e mendimit dhe e se drejtes ky eshte qellimi i Kuvendit Rinor Shqiptar te sapo krijuar. Lodhja nga politika e deritanishme tranzicioni i sterzgjatur 21 vjecar qe vazhdon te marre kohe jete dhe po shton antivlerat prej vete atyre qe jane zgjedhur si perfaqesues te popullit ka nixtur kete nisme te rinise ne Shqiperi.

Ne fokus te saj eshte pikerisht luftimi i ketyre fenomeneve negative dhe rinovimi i politikes qe duket se ka mbetur shume prapa aspiratave europiane te shqiptareve.

Shqiperia evropiane

Ne fokusin e Kuvendit Rinor eshte zhvillimi ekonomik politik social e kulturor i vendit dhe pikerisht keto e bejne senatore Anisen qe te mendoje me gjere.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Senatorja ne Kuvendin e te Rinjve Anisa Hysa bdquoSenatoret e Kuvendit Rinor jane perzgjedhur permes nje procesi te gjate seleksionues dhe testues dhe ne fund kane dale 140 perfaqesues ndoshta ajka e te gjithe atyre te rinjve qe kane ambicie per te ndryshuar dicka permes politikes. Nga ky selektim permes bordit me figura te njohura mediatike arsimore dhe intelektuale shqiptare ka dale struktura me e madhe organizative e te rinjve ne Ballkan shpjegon ajo.

Ata jane 140. Po kaq sa deputetet e legjislatures aktuale shqiptare qe ndoshta asnjehere nuk kane qene te gjithe ne seancat plenare kush me me shume faj e kush me me pak.

Mes te rinjve qe kane zgjedhur qe te marrin frenat e vendit ne dore direkt apo ne menyre te terthorte eshte edhe Dritan Broka. Jo me kot eshte zgjedhur per te qene prijesi i kesaj strukture te madhe rinore. Dritani eshte i zhgenjyer nga te gjitha forcat politike aktuale duke mos bere asnje dallim. Nen moton bdquoTe vetem kunder te gjitheve ai mendon se mund tia dale.

bdquoNe nuk do te jemi ne krah te asnje force politike por do te jemi ne oponence me te gjitha partite per te arritur qe te ndryshojme dicka ne jeten tone dhe per ta bere vendin me te mire. Partite kryesore krijojne probleme por ne mbeshtetemi ne nje baze te gjere me 70 mije anetare ne te gjithe vendin dhe nga kjo lufta jone pozitive do te jete me e lehte thote Dritan Broka kryetar i sapozgjedhur i Kuvendit Rinor.

Cfare eshte Kuvendi Rinor

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dritan Broka kryetar i sapozgjedhur i Kuvendit Rinor.Kuvendi Shqiptar eshte nje institucion multifunksional i cili ka ne thelb zhvillimin e Shqiperise me ane te politikes se re e cila do te krijohet nga te rinjte dhe qytetaret shqiptare. Politika e re do te bazohet tek fryma e mentalitetit te ri por ajo cka eshte dhe me e rendesishme kete politike eshte si asnjehere tjeter deshira reale per Shqiperine Evropiane thote Broka.

Rruga me ane se ciles arrihet pjesemarrja e te rinjve ne procese vendimmarrese eshte ajo qe senatoret kane vendosur te pershkojne deri ne arritjen e qellimeve. Perfaqesimi ne cdo strukture vendimmarrese te Republikes se Shqiperise do ti inkurajoje qytetaret e rinj te arrijne potencialet si edhe permiresimin e jetes se tyre.

Kuvendi Rinor i Shqiperise eshte institucioni i vetem rinor demokratik i pavarur dhe jo-politik qe perfaqeson mbi 70 000 rinj ne mbare Shqiperine. Nepermjet 140 senatoreve me mandat 2 vjecar platforma e Kuvendit Rinor ka si vizion te saj perfaqesimin e zerit te te rinjve fuqizimin e ketij zeri ne ceshtje te rendesishme te cilat prekin shoqerine e sotme.

Keta te rinj jo me kot jane te njejte ne numer si deputetet aktuale jo me kot do te impenjohen per te bere punen qe ata qe paguhen nuk e bejne. Jo me kot do te perpiqen te mbushin ate hendek qe e ndan Shqiperine nga Europa psikologjikisht dhe jo gjeografikisht. Anisa dhe Dritani shpresojne qe deri ne fundin e mandatit te pare 2 vjecar te kene dhene me shume per Shqiperine sesa disa ligjvenes ne kafene apo me vizita turistike jashte vendit

Autor Aurel Borici

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›