E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varret pagane ne Libohove vend pelegrinazhi

Aksioni i vitit 1967 i regjimit komunist për prishjen e të gjitha objekteve të kultit preku edhe varret pagane të Libohovës, por fatmirësisht nuk i zhduku ato. Pas restaurimit në vitet ’90, varret e kohës së parakrishtit janë kthyer në një vend pelegrinazhi për vizitorët vendas dhe ata të huaj. Po ashtu një numër i konsiderueshëm studiuesish të huaj kanë shprehur interesimin për këto varre tejet të lashta, studimi i të cilave i ka ndihmuar në mrojtjen e temave e titujve të ndryshëm shkencorë.

“Këto janë varre pagane rreth 2500-vjeçare. Ndodhen këtu në qytetin e Libohovës, ku tregojnë popullimin dhe jetesën e njerëzve në ato vite. Mendoj se Libohova është nder që i ka”-thotë Bexhet Çobani, intelektual, banor i Libohovës.

Dy varret pagane të dy çifteve janë të vendosur njëri në lagjen Teqe, ndërsa tjetri në lagjen Linua. Ata janë në drejtim verilindje-jugperëndim dhe pozicioni në të cilen ato ndodhen është dëshmia se ato i përkasin periudhës së para krishtit. Janë të gdhendur në shkëmb në një gur të latuar, e gdhendur në formën e sarkofagut si dhe kanë një mbulesë guri të gdhendur, karateristika këto që i gjejnë vetëm tek varret romake të periudhës së parakrishtit.

Ismail Xhaferri                                                 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›