E Hënë, 2 Nëntor 2026

Frymëzuese, 80-vjeçari që pret diplomimin-Destan Dëngëllija ish-i përndjekuri që po përmbush ëndrrën

Kurrë nuk është vonë për të ndjekur një ëndërr. Kjo është motoja e Destan Dëngëllisë, këtij burri që ndonëse në të 80-tat pret me kërshëri diplomimin në degën e Inxhinierisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Kam mbaruar gjimnazin në mënyrë të shkëlqyer. Në 20024-2005 u regjistrova në universitet dhe sivjet mendoj të mbroj diplomën në moshën 80-vjecare”, u shpreh Dëngëllija.

Rrëfimi i tij përfshin jo vetëm përpjekjet personale për arsimim, por edhe dhimbjet e të kaluarës. Ne e takuam në ish burgun famëkeq të Spaçit, aty ku ka vuajtur dënimin babai i tij.

“Mua me burgun e Spaçit dhe me të gjithë burgjet e Shqipërisë më lidh vuajtja, gjaku, sakrifica, një e drejtë që nuk mbyll asnjëherë”, tha ai.

Një e drejtë që iu mohua në moshën 18-vjeçare, si një fëmijë që i përkiste klasës së të përndjekurve politikë, po sheh përmbushjen pas plot 62 viteve duke sfiduar moshën për të ri zgjuar rininë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›