E Hënë, 2 Nëntor 2026

Siguria në plazhe, Policia e Vlorës bllokon 41 mjete lundruese

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit për të garantuar sigurinë në plazhe.

Në objektivin e forcave policore këtë javë ishin mjetet lundruese, kryesisht ato të argëtimit, për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, rezultuan me shkelje 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe.

Drejtuesit e tri mjeteve lundruese që kishin shkelur perimetrin e sigurisë u gjobitën me 100.000 lekë gjobë secili; dy drejtues të tjerë u ndëshkuan me nga 30 mijë lekë gjobë për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord, ndërsa gjobat e tjera kishin të bënin për ushtrim të aktivitetit pa licensë, mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues dhe 34  mjete u konstatuan me  mungesë të dokumentacionit në bord.

Teksa apelon drejtuesit për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det, Policia angazhohet për kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe deti në të gjithë vijën bregdetare përgjatë sezonit turistik. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›