E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati Koliq kërkon një linjë autobusi

Kërkesën po e paraqet me insistim sidomos këshilltarja e AAK-së, Mejreme Berisha, që këtë e theksoi edhe në mbledhjen e fundit, shkruan zëri.

“I kemi mbledhur 135 nënshkrime të fshatarëve që kërkojnë një zgjedhje për transport, pasi mungesa e një autobusi po u shkakton probleme të gjithëve, sidomos nxënësve që u duhet të vijnë në shkollë të mesme në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Kryekuvendari Sami Hamiti thotë se do të shikohet mundësia por thotë se për shkak të numrit të vogël të banorëve në këtë fshat është vështirë të kontraktohet një kompani, pasi nuk do të këtë asgjë fitim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›